Kuvendi komunal i Vushtrrisë me dy anëtarë të rinjë

omisioni Qendror i Zgjedhjeve ka emëruar Abdullah Vojvodën dhe Nasuf Aliun, anëtar të kuvendit komunal
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes vendimit nr.443-2013, të nënshkruar nga kryetarja Valdete Daka ka emëruar Abdullah Vojvodën dhe Nasuf Aliun, anëtar të kuvendit komunal.
Abdullah Vojvoda është nga subjekti politik i PDK-së dhe zëvendëson anëtarin e kuvendit komunal Gani Imerin, gjersa Nasuf Aliu është nga subjekti politik “ Aleanca për Kosovën e Re” dhe zëvendëson anëtarin e kuvendit komunal Tasim Gubetinin.
Vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve vie në bazë të kërkesës së kryesuesit të kuvendit komunal në Vushtrri Habib Mustafës të datës 09.07.2013 për zëvendësimin e anëtarit Gani Imeri për arsye të dorëheqjes së tij të parevokueshme, si dhe pranimit të mandatit të kandidatit të rradhës Abdullah Vojvoda.
I njejti vendim ka të bëjë edhe me zëvendësimin e anëtarit Tasim Gubetini për arsye të dorëheqjes së tij të parevokueshme si dhe deklaratës të pranimit të kandidatit të rradhës Nasuf Aliu me numër më të madh të votave të fituara. Nasuf Aliu ishte gjerë më tani drejtor i Drejtorisë Komunale të Ekonomisë, Bujqësisë dhe Zhvillimit. /Indeksonline/