E Hënë, 2 Nëntor 2026

Basha zhvillon një vizitë pune në Luksemburg

Ministri i Punëve të Jashtme, Lulezim Basha, zhvilloi dje një vizitë zyrtare në Luksemburg me ftese tё Zv-kryeministrit dhe Ministrit tё Punëve të Jashtme dhe të Imigrimit te Luksemburgut z. Jean Asselborn. Gjatё vizitёs, Zoti Basha zhvilloi takime te vecanta me Zevendespresidentin e Dhomes se Deputeteve Zotin Henry Grethen si dhe me Kryetarin dhe anёtarёt e Komisionit per Ceshtjet e Jashtme, Evropiane, tё Mbrojtjes dhe tё Imigimit. Në qendër të bisedimeve, ishin marrëdhëniet dypalëshe dhe perspektiva e Shqipёrisё pёr tё marrё ftesёn per anёtarёsim nё NATO nё Samitin e Bukureshtit, si dhe statusi i Kosovës. Ministri Basha bëri një pasqyrë të reformave te nderrmarra nga qeveria shqiptare nё kuadёr tё procesit tё anёtarёsimit tё vendit nё NATO dhe integrimit nё BE.
Ministri Basha pёrsёriti mbёshtetjen e plotё tё qeverisё shqiptare pёr pёrpjekjet e Trojkёs dhe pёr Ekipit kosovar tё Unitetit. Ai theksoi se 10 dhjetori ёshtё afati i fundit pёr njё marrёveshje midis palёve dhe ripёrsёriti mbёshtetjen e plotё pёr zbatimin e koordinuar tё Paketёs Ahtisaari nga NATO dhe BE si opsioni i vetёm nё rast dёshtimi tё negociatave.
Në përfundim të takimit, Ministri Basha i drejtoi homologut Aselborn ftesën për të vizituar, në një kohë të shpejtë Shqipërinë, si dhe ftesёn e Kryeministrit Berisha pёr homologun e tij Zhan Klod Junker.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›