Shqyrtohet sot kërkesa për heqjen e imunitetit të Bashës
Këshilli i Imunitetit dhe Mandateve do të mblidhet paraditen e sotme për të marrë në shqyrtim edhe njëherë brenda dy javëve kërkesën e Prokurorit të Përgjithshëm për heqjen e imunitetit të deputetit Lulzim Basha. Lajmi është konfirmuar pasditen e djeshme nga Zyra e Shtypit pranë Kuvendit.
Sipas Rregullores së Kuvendit përcaktohen qartë hapat për heqjen e imunitetit të një deputeti. Në përfundim të shqyrtimit, Këshilli i Imunitetit dhe Mandateve, brenda 4 javëve, harton një raport për në seancë plenare, në të cilin rekomandon rrëzimin ose miratimin e dhënies së autorizimit për fillimin e ndjekjes penale ndaj deputetit.. Nëse brenda këtij afati Kuvendi nuk merr vendim për fillimin ose jo të ndjekjes penale të një deputeti, atëherë kërkesa e kryeprokurorit konsiderohet e rrëzuar.