E Hënë, 2 Nëntor 2026

Komisioni i Ligjeve shtyn afatin e regjistrimit të pronave

Komisioni i Ligjeve në Parlament ka shtyrë afatin e regjistrimit të pronave. Është mirtuar kështu amendamenti i propozuar nga Partia Republikane e cila kishte këmbëngulur që shqiptarët kishin shumë pak kohë në dispozicion për të regjistruar pronat e tyre ndaj kërkoi shtyrjen e afatit. Partia Republikane ka kërkuar gjithashtu që Ligji 7501 të veprojë deri në 30 nëntor 2007 dhe më pas të shfuqizohet. Kryetari i Grupit kuvendor republikan, Arjan Madhi, bëri të ditur se partia e tij nuk do të tërhiqet nga kërkesa për shfuqizimin këtij ligji. Komisioni i ligjeve do të shqyrtojë nesër propozimin në fjalë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›