Morinë, arrestohet doganieri për kalim mallrash kontrabandë
Një doganier dhe dy persona që tentuan të fusnin mallra kontrabandë nga Pika Kufitare e Qafë Morinit janë arrestuar nga policia. Doganieri Ilir Sinemati si dhe shtetasit Azgan Selimaj dhe Petrit Nikoci janë vënë në pranga pas konstatimeve për abuzimet e tyre në pikën doganore.