METE rrit ndihmën ndaj bizneseve private
Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës po punon për të rritur ndihmën ndaj bizneseve private, duke nxitur krijimin e skemave të reja mbështetëse, bënë të ditur sot burime zyrtare të METE-s. Pas fillimit të skemës së garantimit të kredive për bizneset eksportuese, si dhe asaj të konkurrueshmërisë, të cilat u bënë efektive këtë vit, METE po harton krijimin e skemave të reja për vitin 2008.
Burime zyrtare të METE-s bënë të ditur se skemat e reja do të jenë ato që kanë të bëjnë me futjen e "One stop shop" edhe për liçensimin, mundësinë e skemave të reja financuese për rinovimin e teknologjive nga bizneset prodhuese, etj.