Mblidhet “Sollaku 2”, lexohet raporti i Ministrisë së Drejtësisë
Ka zhvilluar mbledhjen e radhës Komisioni hetimor kuvendor për Prokurorin e Përgjithshëm Theodhori Sollaku. Në mbledhje është lexuar raporti i Ministrisë së Drejtësisë që do të kontrollojë dokumentacionin e Prokurorisë për vitin 2006. Komsioni, që përbëhet vetëm nga anëtarët e maxhorancës, pasi opozita ka vendosur të mos marrë pjesë, është ndarë në dy grupe pune dhe po shqyrton të dhënat e Ministrisë së Drejtësisë dhe asaj të Brendshme për cështjen e Kryeprokurorit.