Withers: Gjyqtarët pa imunitet
Ambasadori amerikan Xhon Widhers, në ditën kombëtare të drejtësisë kërkon nga politika një tjetër ndërhyrje në kushtetutë. Pikërisht për të hequr imunitetin e gjyqtarëve dhe për t’i hapur rrugë hetimeve për të korruptuarit.
“Korrupsioni është një problem I pranishëm në gjyqësor. është e nevojshme që të kuptojmë rëndësinë e heqjes së imunitetit të gjyqtarëve prej kushtetutës në mënyrë që gjyqtarët e korruptuar të hetohen dhe të ndiqen penalisht në mënyrë efektive” tha Widhers.
Në të njejtën linjë ka qenë dhe nënkryetari i KLD, Kreshnik Spahiu, i cili është shprehur i gatshëm për të bashkëpunuar në këtë drejtim. “Tashmë çështja e imunitetit nuk mund të jetë më një tabu dhe nuk mund të jetë më një pengesë për organin e procedurës, për prokurorinë shqiptare e cila duhet të hetojë çdo rast kur lindet e nevojshme për gjyqtarët të cilët mund të abuzojnë me detyrën e tyre” tha Spahiu.
Ndërsa ambasadori i prezencës së OSBE-së në Tiranë, Robert Bosch u fokusua tëresisht në Gjykatën e Lartë dhe mandatet e anëtarëve të kësaj të fundit. “Statusi i paqartë i këtyre ish-gjyqtarëve nuk mund të jetë i pranueshëm për askënd. është thelbësore që kuvendi i Shqipërisë të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të siguruar ata të cilët kanë shërbyer për 9 vjet në këtë gjykatë të jenë për të ardhmen e tyre. Shpresoj që të gjithë personat e përfshirë në procesin e përzgjedhjes do të sigurojnë që individët e përzgjedhur të jenë jopolitikë. Sidoqoftë, te qenit apolitikë nuk mjafton. Në fund ata që zgjidhen duhet të jenë gjithashtu juristë të shkëlqyer dhe duhet të kenë një reputacion të rrënjosur si njerëz të pakorruptuar apo sit ë pakorruptueshëm” tha Bosch.
Deklaratat e diplomatëve u bënë gjatë një takimi në kuadër të Ditës së Drejtësisë, ku ishin të pranishëm edhe kryeprokurorja Ina Rama dhe kryetarët e Gjykatës së Lartë dhe asaj kushtetuese.
Elona Gjylmi < I mëparshmi