E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, përfshihet nga flakët fabrika e polesterolit

Një fabrikë polesteroli në Tiranë është përfshirë nga flakët në orët e pasdites, në zonën pranë Doganës në Laprakë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur policë e zjarrfikës, të cilët kanë nisur të shuajnë flakët dhe të mos lejojnë përhapjen e zjarrit, i cili rrezikonte edhe ndërtesa të tjera që ndodhen fare pranë. Sipas autoriteteve, nuk ka të dhëna për persona të lënduar, ndërsa janë shënuar vetëm dëme materiale.

Zjarri ka qenë i përmasave të mëdha, për vetë materialin lehtësisht të djegshëm që ndodhej brenda në fabrikë. Ndërhyrja e shpejtë ka bërë që zjarri të mos përbëjë rrezik për banesat përreth dhe të shuhet përfundimisht
< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›