Berisha zbythet nga koncesioni për pullat e ilaçeve, çlirohet tregu
Pas alarmit të ngritur nga farmacistët se vendimi i qeverisë në largim për dhënien me koncesion të vendosjes së pullave mbi ilaçet tek një kompani private do të lërë tregun pa ilaçe, ka reaguar qeveria e zbythur me votë nga shqiptarët për manovra të tilla në shpinë të qytetarëve.
Siç njofton Top Channel, qeveria e ka shtyrë deri në janar marrjen e një vendimi për shënjimin e ilaçeve.
Në këtë mënyrë, kamionët e mbushur me barna dhe vaksina për fëmijë, që kanë mbetur të bllokuar në doganë, mund të lirohen dhe të furnizojnë tregun.
Shoqatat e farmacistëve ishin ankuar se qeveria kishte vendosur dhënien me koncesion të shënjimit të ilaçeve tek një kompani private.
Kështu, pullat që vendosen në ambalazhin e medikamenteve duhet të blihen te kjo kompani e më pas ti dërgohen kompanive që tregtojnë medikamente jashtë vendit, gjë e cila nuk është pranuar prej tyre.
Ky koncesionar do të marrë para, por nuk bëhet në farmaceutikë kjo punë, sepse do ta pësojë populli dhe nuk do marrë ilaçet. Një urdhër thotë të bllokohen dhe dogana është mbushur me makina me ilaçe. Ky është skandal, pati deklaruar Kastriot Zotaj nga Shoqata e Grosistëve Farmaceutikë./ep