Integrimi, kushtet e arritura dhe “pengesat” deri në tetor

Dikasteret nga të gjitha ministritë depozitojnë pranë Ministrisë së Integrimit raportet e tyre mbi reformat në fushat përkatëse, dhe më pas është Ministria e Integrimit ajo që harton raportin përfundimtar dhe e dërgon atë. Edhe këtë muaj, 400 faqe janë në përgatitje e sipër, ku kësaj here duket se ka disa pika konkrete të plotësuara nga ana e Shqipërisë, ato çka parashtrohen në 12 kriteret kryesore të vendosura ndaj vendit tonë dy vite më parë.
Megjithatë,për integrimin në BE, nuk janë vetëm këto kritere për t’u përmbushur, por edhe një sërë kriteresh të tjera, ashtu sikurse tregon Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Integrimit, Elda Kalaja. Në një intervistë për "Gazetën Start", Kalaja sqaron konkretisht se çfarë është bërë deri tani, çfarë pritet të bëhet në vijim dhe i mëshon fort idesë se Shqipëria duhet të punojë për arritjen e standardeve dhe përmirësimit të jetës së qytetarëve, pavarësisht nëse statusi merret si vjet apo vitin tjetër. Por, pavarësisht përmbushjes së kritereve, në Bruksel ka edhe një vendim politik për Shqipërinë, ashtu sikurse është edhe për vendet e tjera që aspirojnë të bëhen anëtare të Unionit.
Më poshtë intervista e plotë:
-Zonja Kalaja, faleminderit që pranuat të bisedonit me ne! Flitet çdo ditë për integrimin dhe veçanërisht për 12 kriteret, të cilat janë të njohura tashmë për publikun. Nëse këto 12 kritere do t’i konsideronim si 12 kilometra rrugë, a mund të na thoni se në cilin kilometër është aktualisht Shqipëria?
Ato janë 12 kilometra të veçantë, më vete, ku secili ka tregues specifikë për matjen se si po ecën Shqipëria. Në lidhje me 12 kriteret, ato janë për çeljen e negociatave midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian dhe nuk janë thjesht për marrjen e statusit të vendit kandidat. Edhe për Malin e Zi kishte 7 kritere, kështu që 12 pikat që ne kemi janë për çeljen e negociatave. Qeveria shqiptare ka përgatitur një plan gjithëpërfshirës. Kemi marrë nga Brukseli një vlerësim për hartimin e këtij plani, ku adresohen ato çka Brukseli kërkon nga ana jonë.
Janë bërë një sërë takimesh dhe tek pjesa e sugjerime janë të përfshira në këtë plan, ashtu sikurse sugjerimet e deputetëve të opozitës që janë pjesëmarrës në komisionin e Integrimit. Ky plan ka qenë i shqyrtuar gjerësisht, jo vetëm me shoqërinë civile, por edhe me opozitën që e bën planin të konsultuar gjerësisht dhe përfshin në të angazhime reale dhe adresohen problematikat.
-Në cilin prej këtyre kritereve ka përparime më të mëdha?
Përveç pjesës së kritereve politike nga 1-shi deri tek 5-a, siç është funksionimi i Parlamentit, miratimi i ligjeve me 3/5-t, tani ka mbetur vetëm ligji për Gjykatën Administrative; kriteri nr. 3 është përmbushur gjysmë, ku është plotësuar zgjedhja e Avokatit të Popullit, ndërsa tani mbeten dekretet e Presidentit për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë.
-Në rastin e zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, duket se ka ngrirë procesi?
Jo nuk ka ngrirë procesi! Ka pasur një vendim të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me rolin e Kuvendit në këtë proces. Edhe në takimet konsultative që kemi pasur me Brukselin nuk është ngritur si shqetësim fakti që Kuvendi të luajë rolin e vet në pjesën dëgjimore, për sa kohë që kjo është në Rregulloren e Kuvendit. Mbas mbarimit të shqyrtimit të ligjit për Gjykatën Administrative, do të kalojnë për shqyrtim kandidaturat për Gjykatën e Lartë.
Ndërkohë që prioriteti 4, që ka të bëjë me reformën zgjedhore, lidhet me kriterin 5 për zgjedhjet, i cili faktikisht është ezauruar me zgjedhjet lokale të vitit të shkuar. Brenda këtij muaji presim rezultate dhe nga të dhënat nuk ka pengesa. Edhe vetë drejtuesi i OSBE-së në Tiranë tha se nuk ka ngërç në reformën zgjedhore. Për sa i përket kritereve të tjera, të cilat janë pjesë e ekzekutivit, ato janë një pjesë e madhe e Kapitullit 23 dhe 24 e pyetsorit të Komisionit Evropian, të cilat kanë të bëjnë me drejtësinë, lirinë dhe të drejtat e njeriut si dhe në pjesën e krimit të organizuar. Këto kritere janë pjesë e këtyre dy kapitujve.
-Sa ka ecur Shqipëria në këtë drejtim?
Në këtë drejtim ka shumë keqinterpretime. Vjet në tetor, komisioneri Fyle ka dhënë një statement (deklaratë) që Mali i Zi po e kalon tani, që kapitulli 23 dhe 24, siç janë krimi i organizuar, të drejtat e njeriut, janë kritere të parat dhe të fundit, për të cilat do të monitorohesh. Këto janë standarde për të cilat nuk ka ndonjë legjislacion ku do të matesh dhe ke mbushur detyrimet, por është një përpjekje e vazhdueshme e të gjitha vendeve, si pjesa e luftës kundër korrupsionit, pjesa e krimit të organizuar, reforma në drejtësi, të drejtat e njeriut, grupet vunerable, të drejtat e të burgosurve etj.
Kjo është një sfidë e vazhdueshme e të gjitha vendeve që aspirojnë të bëhen anëtare të BE-së. Nuk ka standarde me të cilat të matemi. Do të matemi me Rumaninë, me Brukselin, me Finlandën apo me Greqinë? Nuk ka një standard vlerësimi. Por, kuadri ligjor është përcaktuesi, dhe angazhimi dhe adresimi në këtë drejtim është shenja më e mirë dhe treguesi matës të punës në vite. Le të themi që në kuadrin strategjik kemi avancuar goxha.
Prioriteti 6 ka të bëjë me reformën në administratën publike, ku kriteri kryesor është miratimi i Gjykatës Administrative, e cila pritet të miratohet shumë shpejt. Kjo po mban pezull miratimin e Ligjit Civil. Ky pr/ligj është përgatitur në bashkëpunim me qeverinë gjermane dhe me disa institucione të tjera. Po punohet shumë në uljen e numrit të kontratave për shërbimin civil, që është përmendur si kusht. Priten disa ndryshime që mund t’i bëhen këtij ligji, ku me ngritjen e Gjykatës Administrative do të mund të bëhen edhe ankesat. Edhe ligji i Shërbimi Civil miratohet me 3/5-t e votave. Ministria e Brendshme ka përfunduar draftin me shumë faza konsultative.
-Kur pritet miratimi i këtij ligji?
Parashikojmë që drafti të mbyllet në qershor dhe më pas miratimi është vullnet politik.
-Një nga pikat e 12 kritereve është edhe çështja e pronave. Sipas parashikimeve, legalizimet do të mund të mbyllen në fund të vitit 2013 dhe po në këtë afat kohor parashikohet edhe kthimi dhe kompensimi i pronave, ose diçka më tej. A mund të na thoni konkretisht se çfarë kërkon Brukseli në këtë drejtim?
Në lidhje me prioritetin 10, bazë është hartimi dhe miratimi i strategjisë për pronat. Këto ditë është bërë një takim ku është prezantuar strategjia, ku janë angazhuar OSBE-ja, Banka Botërore dhe Komisioni Evropian. Kjo strategji është bërë objekt i gjerë diskutimesh dhe ka marrë për bazë një pjesë të madhe të sugjerimeve që kanë bërë institucionet ndërkombëtare si OSBE-ja dhe Banka Botërore.
Miratimi i kësaj strategjie përbën një bazë të mirë të vizionit që ka qeveria shqiptare për të drejtat e pronave. Një pjesë e strategjisë parasheh afatet kohore. Brukseli kërkon miratimin e planit, por ajo nuk zbatohet dot për një muaj, as për një vit. Kjo është një strategji realiste. Miratimi i kësaj strategjie është një hap përpara i kriterit 10. Brukseli kërkon të merren masa që të jenë të matshme vit pas viti. Fakti që kemi një dokument strategjik, tregon angazhimin që po merr qeveria.
-Një kusht tjetër është edhe respektimi i të drejtave të njeriut. Më datë 20 të muajit të shkuar kishte një raport nga Këshilli i Evropës, ku theksohej se në disa prej burgjeve shqiptare situata është e mjerueshme, ashtu sikurse edhe në disa qeli paraburgimi në shumë komisariate. Çfarë po bëhet në këtë drejtim?
Për sa i përket adresimit të kriterit 12 për situatën e të paraburgosurve, ka pasur vlerësime në disa raporte për Shqipërinë. Është vlerësuar nisma për përmirësimin e situatës së burgjeve. Sigurisht që nuk është situata siç ka qenë më përpara, por sigurisht ka mjaft për t’u bërë dhe kjo varet nga fondet buxhetore. E rëndësishme është që nuk ka raste të keqtrajtimit të të burgosurve në burgje dhe kjo thuhet edhe në raport. Është vlerësuar edhe bashkëpunimi që po bëhet me Avokatin e Popullit për adresimin e rekomandimeve të tyre. Ka një përqindje të konsiderueshme për zbatimin e kërkesave, përveç atyre që kanë kosto të madhe ekonomike në përmirësimin e infrastrukturës.
Plani i veprimit është përtej vitit 2013. Ata nuk kërkojnë që brenda një viti të ndërtohen 10 burgje. E para është se sa adresohen çështjet e keqtrajtimit të të burgosurve. Më pas janë kushtet në burgje. Gjithashtu është edhe sistemi i vuajtjes alternative të dënimit. Kjo formë lehtëson numrin e të burgosurve nëpër burgje dhe kjo është mirëpritur nga Brukseli, çka në vetvete parasheh përmirësimin e situatës në burgje. Po në këtë drejtim, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë dhe Avokati i Popullit kanë bërë marrëveshje për ndjekjen e rekomandimeve të Avokatit të Popullit nga ana e policisë.
-Jemi në fund të muajit dhe po bëheni gati për raportin mujor. Cilat janë “detyrat” e plotësuara që do të dërgoni në këtë raport??
Brukseli nuk është se pret ndonjë surprizë. Ne kemi marrë angazhimin përkatës për këtë muaj dhe i kemi ndjekur ato. Janë gati 400 faqe masa respektive të ndërthurura. P.sh., strategjia e pronave është një masë, e cila është në drejtim mjaft të mirë. Reforma parlamentare ka përfunduar dhe po përgatitet raporti. Shpresojmë të mbyllet ligji për Gjykatën Administrative, ku komisioni të japë vendimin e fundit. Thuajse kjo është mbyllur dhe vlerësohet puna e madhe e bërë nga deputetët. Po punohet edhe për strategjinë në drejtësi.
Njerëzit shpeshherë e kanë të vështirë të kuptojnë punën, pasi ajo duket vetëm kur ka ndonjë miratim ligji. Reformat nuk bëhen brenda natës dhe në këtë drejtim angazhohet e gjithë administrata publike. Në fund të muajit është një takim konsultativ për imunitetin me Këshillin e Evropës, për të diskutuar të gjitha opsionet. Edhe kjo çështje adreson paritetin 4 dhe atë 8, dhe shpresojmë që të bëhen hapa të rëndësishëm në këtë drejtim.
-Dy vitet e fundit, komisioneri Fyle nuk ka dhënë shumë lajme të mira për reformat integruese të Shqipërisë. Çfarë do të presin konkretisht shqiptarët tetorin e këtij viti, ku zakonisht jepen opinionet për vendet që aspirojnë të bëhen anëtare të BE-së?
Shqiptarët dhe të gjithë njerëzit e administratës publike presin të vlerësohen për punën e bërë deri më tani. Po punohet me një presion mjaft të madh në këtë drejtim. E rëndësishme është arritja e disa standardeve dhe këtë e kuptojnë njerëzit që merren me integrimin. Unë nuk dua të zbeh rolin moral që ka marrja e statusit të vendit kandidat dhe për ne do të ishte një premio (shpërblim) mjaft e mirë. Nuk janë thjesht këto kritere që po punohet, por edhe për ato detyrime që rrjedhin nga marrëveshja e Stabilizim-Asocimit. Me rëndësi për qytetarët është rritja e standardit të jetesës edhe për ato standarde që kanë vendet anëtare.
Nëse punojmë në luftën kundër krimit të organizuar dhe Shqipëria ka marrë mjaft vlerësime në raportet e fundit, kjo tregon se ti nuk je më një vend i pasigurt. Nëse ke marrë angazhime për çështjet e pronës, tregon se të gjithë ata ish-pronarë ose persona që kanë probleme me pronat, shikojnë në mënyrë vizionare për zgjidhjen e tyre. Çështja nuk është se more statusin dhe u zgjidhën të gjitha problemet.
/Intervistoi Saimir Lleshi/Start/
2012-04-22 16:25