Bashkëjetesa, integrimi i pakicave dhe ecuria e proçesit të statusit në Kosovë
Kosova me serbët dhe shqiptarët duket se do ta ketë të vështirë të ketë një jetë të qetë dhe me harmoni. Ndërkohë që Qeveria Kosovare siguron pakicat dhe sidomos serbët se e ardhmja e tyre në Kosovë do të jetë e sigurt, këta të fundit nuk duken shumë të bindur për këtë dhe veprojnë ndryshe. Kryeministri i Kosovës Agim Ceku kishte shprehur dëshirën të merrte pjesë në kremtimet e pashkëve ortodokse në Graçanicë. Por ajo çka pritej, ndodhi. Prifti i famshëm Serb Artemiye nuk e pranoi këtë kërkesë. Serbët nuk pranuan që kryeministri Ceku të merrte pjesë në festën e tyre. Në këto festime është njoftuar se dëshironte të merrte pjesë dhe Presidendi Sejdiu. Java që kaloi ishte një provë e deshirës se serbëve për tu integruar në institucioone apo dhe ne jetën socilae kosovare. Kryead-ministratori i Kosovës dhe presidenti Sejdiu në vizitën e tij në Shterpçë u pritën me fër-shëllima dhe të brohoritura. Ishte hera e parë që shefi I UMNIK-ut dhe Kreu I Kosovës Sejdiu priteshin me protesta. Por vizita e tyre nuk u protestua vetëm nga banorët serbë, por edhe nga politikanët e përfaqësuesit komunalë të Shterpçës. Biles kreu I pushtetit lo-kal u largua gjoja për të bindur politikanët e tjerë të cilët nuk morën pjesë në takimin mes Presidentit Sejdiu kryeadministratorit Petersen dhe përfaqesuesve të pushtetit lokal të zonës. Ai jo vetëm që nuk bindi dot politikanët që të vinin por nuk u kthye as vetë. Por mos integrimi I serbëve dhe konflikti etnik nuk përfundon me kaq. Kundrejt thirrjeve të qeveritarëve të Kosovës si dhe Përfaqësuesve politikë të Serbëve të Kosovës mësuesit serbë nuk pranojnë të marrin rroga nga Buxheti i Kosovës. Ndërsa Brenda Kosovës ndodhen ato ngjarje që u përmendën me lart mediat Beogradase por edhe Përfaqësues Politikanë të Serbëve të kosovës thonë se po përgatitet një shpërngulje e 40 mijë serbëve nga Kosova në rast të një pavarësie të mundshme të krahinës. Por nga ana tjetër ata kanë deklaruar se nuk do të largohen për në Serbi por do të kërkojnë azil politik pranë ambasa-dave të shteteve perëndimore.
Politikanët që po merren me çështjen e statusit final të Kosovës qoftë ndërkombëtare qoftë vëndas janë optimistë për bisedimet edhe pse në raundin e fundit u pa një hendek i madh ndërmjet propozimeve të të dyja palëve. Raundi i radhës, ku do te diskutohet për komunat e reja që do të formohen nga proçesi i decentralizimit do të mbahet në 4 maj. Grupi politiko-strategjik përgatiti propozimin për qyetin e Mitrovicës. Në këtë plan ishte menduar ndarja e Mistrovicës në dy komuna dhe do të administrohej për të paktën 3 vjet nga një kryesues ndërkombëtar. Ky propozim i cili iu dorëzua Grupit Negociator nuk u pranua nga qytetarët e mitrovicës si shqipëtarët ashtu edhe serbët. Analistë kosovarë e komentuan këtë si një ndarje de-juro e qytetit që prej vitesh është i ndarë de-fakto.
Të gjitha këto ngarja që u radhitën me larg të bëjnë të mendosh dhe të kesh frikë për rrjedhën e bisedimeve në Kosovë. Ajo që më habiti më shume ështe sjellja kontradiktore e Serbëve. Në njërën anë duan që Mitrovica të mos ndahet në anën tjetër vazhdojne të mos integrohen në jetën sociale madje kane filluar dhe të pregatiten për një shpërngulje në rast se statusi final i Kosovës do jetë pavarësia. Të githë e dimë se të mund të arrish një kompromis mes armiqëve shekullorë është një sfidë e madhe dhe ne fakt shumëkush do të çuditej nëse do të arrihej një I tillë. Pas të gjitha ketyrë mbetet të vihet re thënia e të dërguarit të posaçëm nga SHBA Wisner se më e keqja që mund të ndodhë është një im-ponim i zgjidhjes në favor të shumicës së Kosovës.