E Diel, 1 Nëntor 2026

Kokëfortësia e Iranit dhe përçarjet e aleatëve

Duket se tashmë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj nuk do ta kenë më aq të lehtë ndërhyrjen ushtarake në Iran, ashtu siç ndodhi me vendet e tjera të Lindjes së Mesme.

Që prej disa javësh deklaratat e presidentit iranian Mahmud Ahmedinexhat për pasurim të vendit të tij me uranium dhe lëndë bërthamore kanë shqetësuar qarqet e ndryshme ndërkombëtare. Ndërkohë që Irani duket i vendosur në këtë fushë duke e paraqitur një fenomen të tillë jo si rrezik për paqen globale por si një burim energjie për vendin e tij. As mënyra se si shprehet lideri iranian dhe as këmbëngulja e e forcave aleate nuk duket e bindshme.

Përsa i përket Teheranit duket qartë se kërkesa për një pasurim me lëndë bërthamore është një "shtrëngim dhëmbësh" që ai po i bën frontit përballë. Deklarata nga më të ndryshmet kërcënuese kundrejt forcave aleate kanë ardhur nga krerët iranian. Kështu, në "Ditën e ushtrisë" të festuar tashmë në mënyrë të përvitshme, Ahmedinexhat do tu drejtohej ushtarëve të tij më tone shumë të ashpra përkundrejt aleatëve duke i quajktur këta të fundit armiq. Ahmedinexhat në praninë e krerëve më të lartë të ushtrisë së vendit të tij dhe ushtarëve të shumtë është shprehur pa ngurim se do ti pres duart kujdo që kërkon të cënojë lirinë dhe integritetin e popullit iraniani djathtë i drejtim. "Ne jemi një vend që zotërojmë një ndër ushtritë më të forta në botë. Armiqtë tanë e dinë një gjë të tillë prandaj edhe ngurojnë që të sillen me në ashtu siç u sollën me vendet e tjera të Lindjes së Mesme. Unë po e them haptazi se ne do ti presim dorën kujdo që mundohet sado pak të cënojë lirinë dhe integritetin e popullit tonë." ka thënë kreu iranian me tone kërcënuese.

Ndërkohë që vihet re një pavendosmëri e SHBA-së dhe mbështetësve të saj. Direkt pas deklaratës së Ahmedinexhat për pasurim me uranium, krerë të forcave aleate shrehën shqetësimin në lidhje me këtë çështje. Anglia, që tashmë njihet si krahu it të Bushit, në fillim nguroi për të shprehur qoftë edhe kërcënimin më të vogël ndaj Iranit. Franca gjithashtu ishte një tjetër vend që ndoqi politikën e aletaes së saj Anglisë. Gjatë vizitës së tij në Egjipt presidenti francez Zhak Shirak ka përmendur rrezikun që mund ti vijë paqes globale nga armët bërthamore që mund të strehoj Irani. "Dëshira për tu pajisur me armë bërthamore nga ana e Iranit është e papranueshme për ndërkombëtarët." ka thënë ai.

Shirak ka theksuar se nëse Irani do të zbatojë kushtet e vendosura nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së, atëherë dyert e marrëdhënieve do të jenë të hapura. Shirak e ka pranuar si të drejtë pasurimin me energji nukleare për qëllime civile, por nuk e pranon deklaratën e liderve Iranian që shprehen për qëllime paqësore të këtyrë armëve. Me sa duket lideri francez, pasurimin më lëndë nukleare për qëllime paqësore e shikon si të nevojshëm vetëm tek forcat aleate. Ndërkohë që megjithëse për thyerje regjimesh apo për ti rifituar të drejtat e humbura këtyre popujve, kjo aleancë po shkakton vrasjen e dhjetra njerëzve çdo ditë në Lindjen e Mesme apo edhe shkak i mijëra masakrave të ndodhura gjatë luftës që nuk duket se do të mbarojë.
Megjithatë forcat aleate arritën të bashkohen dhe ti vënë një ultimatum Teheranit për të hequr dorë nga planet e tij.

Rusia është distancuar nga vendimi i Kombeve të Bashkuara për një ndërhyrje të mundshme ndaj Iranit. Mesa duket ajo nuk ka dashur të prish marrëdhëiet e mira tregëtare që ka me të. Dihet që Kina dhe Rusia janë dy vende që kanë marrëdhënie shumë të ngushta me Iranin përsa i përket fushës së import eksportit.

Një tjetër vend me fuqi potenciale në vendime që ka refuzur prishjen e marrëdhënive me Iranin është edhe mbretëria e Arabisë Saudite. Autoritetet arabe nuk kanë pranuar që të ndërhyjnë në këtë çështje duke e quajtur atë si diçka të brendshme të Iranit.

Ndërkohë Irani megjithë kritikat dhe kërcënimet e ndërkombëtarëve ripërsërit vazhdimisht se nuk do të terhiqet nga programet bërthamore. "Programi bërthamor i Iranit është "i pakthyeshëm" ka thënë zëdhënësi i ministrisë së jashtme, Hamid Reza Asefi. Teherani me politikat e tij nga ana tjetër po mundohet të forcojë akoma më shumë arsenalin ushtarak dhe ushtrinë e tij. Javën e kaluar armata Iraniane ka lëshuar me sukses një raketë gjatë një manovre një javore, e cila mund të shmang radarët. Vendet perëndimore kanë parë me shumë kujdes zhvillimiet ushtarake të këtij vendi përmes programit të tij bërthamor. Kreu i Gardës Ajrore Iraniane u shpreh se raketa është një armë mbrojtëse dhe mund të mbajë mbushje berthamore dhe se rrezja e saj nuk është e qartë. Fuqinë e iranianëve duket se e kanë kuptuar edhe kundërshtarët e tij. Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Mbrojtjes Adam Ereli tha : "Ne i kemi parë raportet e testit por nuk kemi asnjë të detaj teknik. Mendoj se kjo tregon që Irani ka një program ushtarak aktiv dhe agresiv". Muajin që shkoi Diplomatët Evropianë theksuan se Irani e kishte shtuar zhvillimin e raketave me mbajtje bërthamore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›