Klinsman: Riberi nuk largohet nga Bajerni
Jurgen Klinsman shprehet i sigurt se Frank Riberi nuk do të largohet nga Bajerni i Mynihut. Trajneri i bavarezëve thekson se lojtari dhe klubi nuk ndikohen nga spekulimet mediatike, sipas të cilave mesfushori francez mund të vazhdojë karrierën te Juventusi. "Nuk kam frikë se Frank mund të largohet, pasi ai është i lumtur te Bajerni", tha Klinsman. "Për 25-vjeçarin janë interesuar shumë klube prej paraqitjeve të mira në Bundesligë, por besoj se ai do të qëndrojë gjatë në këtë skuadër".