Bashkepunetori i drejtesise akuzon gjykaten
Bashkepunetori i drejtesise, qe zbuloi trafikun mbi nje ton droge ne linjen Shqiperi-Greqi, kundershton vendimin e Gjykates se Krimeve te Renda, e cila e ka denuar me 7 vite burg pavaresisht ndihmes qe ai dha ne proces. Et'hem Danaj, 42 vjec, i akuzuar per trafik te lendeve narkotike, ka apeluar dje vendimin e dhene pak dite me pare. Sipas Danajt, gjykata nuk ka bere tolerime, edhe pse ishte cilesuar si bashkepunetor. Per kete shkak, ai nuk ka ngurruar te kerkoje nje denim me te drejte ne Gjykate te Apelit. I denuari 42- vjecar pretendon se nuk eshte proceduar me gjykim te shkurtuar, nje e drejte qe i eshte mohuar nga gjykata. Sipas avokatit mbrojtes, Danaj ka ndihmuar prokurorine ne zbardhjen e trafikut te droges ne Kakavije, por "shperblimi" qe mori ishte denimi maksimal, duke u trajtuar njelloj si te pandehurit e tjere te ceshtjes. Et'hem Danaj u arrestua me 17 mars te vitit 2005, me nje sasi prej 1,146 ton droge e llojit kanabis sativa, e cila u bllokua ne piken doganore te Kakavijes. Droga, e cila transportohej me maunen me targa TR 3054 F dhe TR 9195 F, ishte e paketuar ne 15 thase dhe ishte e presuar, ndersa pjesa tjeter ishte e pa presuar. Sipas hetimeve te bera nga Prokuroria e Krimeve te Renda, droga kishte si destinacion Greqine.
R.C