Braktis prostitucionin, varferia i vret femijen
Tirane - E detyruar qe te lere rrugen e prostitucionit dhe ne nje varferi ekstreme, vetem pak dite me pare, 36-vjecarja e akuzuar per ushtrim te ketij zanati ka humbur nje nga tre femijet e saj te mitur. Gjykata e Tiranes e ka liruar nenen e tre femijeve, e cila u detyrua te shese trupin e saj per t'i ushqyer dhe te udhetonte per kilometra te tera ne kerkim te klienteles. Ndersa ka rrefyer edhe jeten e saj te veshtire, me pasoje vdekjen e nje prej femijeve, Violeta K., eshte denuar me 3 muaj burg, me kusht nga gjyqtarja e Gjykates se Tiranes, Fatmira Hajdari. Vendimi eshte dhene diten e djeshme dhe ne masen e dhene ka ndikuar deshmia e gruas 36-vjecare, qe u arrestua nga policia e Tiranes fundvitin e kaluar. Fillimisht, gjykata kishte dhene masen e vleresimit "detyrim paraqitjeje", duke vleresuar se e pandehura kishte edhe tre femije per te mbajtur, derisa dje u la e lire. Sipas organit te akuzes, gruaja nga Librazhdi ka prostituuar kundrejt shumave te ndryshme. Vete nena e tre femijeve beri te ditur se e ushtronte aktivitetin e saj per te fituar para dhe per te mbijetuar ekonomikisht, sepse ishte e varfer. Ne deshmite e saj, gruaja ka bere te ditur se nuk kishte mundesi ekonomike per te mbajtur femijet. "Nuk kam pasur asnje mbeshtetje financiare dhe isha e papune, kurse femijet donin te hanin", ka thene ajo para gjykateses Hajdari. Nderkohe qe diten e djeshme, 36-vjecarja ka bere te ditur se nje dhimbje tjeter i eshte shtuar familjes se saj, si pasoje e mungeses ekonomike. Femija i vogel i saj mesohet te kete vdekur pak dite me pare. Vete e pandehura e ka gjetur te shtrire ne banese, nderkohe qe ne fillim kishte menduar se ishte ne gjume. Me pas ka pare se femija kishte vdekur. E pandehura u shpreh e penduar dhe premtoi se nuk do t'i kthehej me ketij zanati, qe e shihte si te vetmen rruge per mbijetese.
R.Caushaj