Bashkëpunim me Çekinë për shëndetësinë

Kjo marrëveshje e rëndësishme u nënshkrua gjatë takimit që Ministri i Shëndetësisë shqiptare Z. Petrit Vasili ka zhvilluar me homologun e tij çek Z. Leoš Heger në kuadër të një vizite zyrtare në Republikën Ҫeke.
Ministri Vasili vuri në dukje se marrëveshja i vjen në ndihmë bashkëpunimit ndërkombëtar në fushat e shëndetësisë dhe shkencave mjekësore por edhe nevojës për forcimin e marrëdhënieve të përbashkëta dypalëshe.
Gjatë bisedës me Kreun e Shëndetësisë çeke Z. Heger, por edhe me drejtuesit e Spitalit Universitar dhe Institutit të Shëndetit Publik të Pragës, Ministri Vasili e ka vënë theksin mbi rëndësinë e trajnimit të personelit shëndetësor ndërsa të dyja palët mbështetën idenë e vizitave të shkurtra (disa javore) të stafeve mjekësore për shkëmbim eksperiencash në të gjithë disiplinat mjekësore.
Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje bën të mundur promovimin e bashkëpunimit në fushat e shëndetësisë dhe të shkencave mjekësore me qëllim forcimin e sistemeve shëndetësore dhe për të kontribuar në përmirësimin e shëndetit për popullsinë e të dy vendeve.
Marrëveshja mbështet punën e përbashkët në rritjen e performancës së sistemeve shëndetësore, mbrojtjen dhe promovimin e shëndetit publik, aktivitetet kërkimore mjekësore, politikat e drogave etj.
Ministri i Shëndetësisë çeke Z. Leoš Heger ka vlerësuar ecurinë e reformës në shëndetësinë shqiptare ndërsa është shprehur se shumë shpejt do të planifikojë një vizitë në vendin tonë. /Start/
2011-09-17 15:34