Spahiu Do ti drejtohem Gjykates Kushtetuese
Nenkryetari i KLD-se Kreshnik Spahiu ne nje dalje publike per median e cilesoi si te paprecedent nxjerrjen e tij nga Komisioni parlamentar i Ligjeve. Kerkesa e vazhdueshme e Kryeministrit ne presion te hapur publik dhe politik ndaj meje eshte rasti i paprecedente per sistemin parlamentar dhe demokratik dhe nje dhunim i hapur ku nje pushtet kerkon te vendose ne kontroll politik pushtetin tjeter. Pas skandalit te organizuar dhe inskenuar nga qeveria dhe deputetet e Partise Demokratike ne ambientet e Kuvendin te Shqiperise duke dhunuar institucionin ligjvenes duke e trajtuar ate si prone private te trasheguar por dhe duke cenuar rende autoritetin e Keshillit te Larte te Drejtesise vendosa te distancohem nga keto nisma te dhunshme antiligjore dhe kushtetuese duke deklaruar perpara jush dhe mbare opinionit publik se nuk do te marr pjese kurre me ne punimet e ketij komisioni apo dhe te komisionit hetimor qe do te ngrihet ne kushte antiligjore dhe antikushtetuese. Kur ky pushtet nuk degjon dhe respekton zerin dhe fjalen e nje titullari institucioni kushtetues imagjinoni se si sillen me qytetaret e ketij vendi - tha Spahiu. Me tej ai thekoi se une tashme prej dites se sotme do ti drejtohet Gjykates Kushtetuese me nje kerkese zyrtare per te vleresuar kushtetutshmerine e komisionit qe propozohet te ngrihet per shkarkimin tim.