Libi, gjenden 56 viktima në një magazinë

Trupat e 56 personave të vdekur janë gjetur ditën e sotme në një magazinë në Tripoli të Libisë. Mësohet se vdekja e këtyre personave ka ndodhur një javë më parë.
Ndërsa dëshmitarët në zonë deklarojnë se janë 150 persona të vdekur gjatë këtij muaji. Ndërkohë rebelët kanë marrë kontrollin e plotë të aeroportit të Tripolit. Lajmi është i ditur nga lideri i rebelëve Bachir Al Taibi.