Libi, Ban Ki Moon: Të kthehet rendi

Sekretari i Përgjithshëm i Kombet e Bashkuara, Ban Ki-Mun, ka bërë thirrje për një kthim të shpejtë të rendit në Libi. Ndërkaq, kryengritësit libiane kanë marrë nën kontroll vendkalimin kufitar Jdir Ras në kufi me Tunizinë.
Ata janë duke u munduar që të mbyllin të gjitha rrugët e ikjes të cilat mund t`i përdorë lideri libian Muhamer Gadafi. Një zyrtar nga Tunizia në kushte anonimiteti tha se 100 kryengritës kanë arritur në zonë.