Pavarësia, SHBA ndërpret ndihmat financiare ndaj Palestinës
SHBA do të ndërpresë ndihmat financiare për Autoritetet Palestineze nëse këta të fundit do të kenë në plan të kërkojnë njohjen si shteti i pavarur nga OKB-ja në shtator. Konsulli i SHBA-së në Jeruzalem Daniel Rubinstein i ka thënë kryenegociatorit të Palestinës Saeb Erekat këtë mesazh në emër të administratës së Presidentit Obama.SHBA gjithashtu ka paralajmëruar se do të vendosë veton në Këshillin e sigurimit në OKB nëse Palestina dorëzon një kërkesë për njohje si shtet kufijtë që janë përdorur për anëtarësimin në OKB në vitin 1967 që përfshijnë Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës.
"Në kuadër të hapave të Palestinës në Asamblenë e Përgjithshme, Kongresi i SHBA-së do marrë masa ndëshkuese, përfshirë edhe shkurtimin e ndihmave" thuhet në një komunikatë të lëshuar nga zyra e Erekatit. Konsulli amerikan ka thënë se SHBA e sheh kërkesën e palestinezëve si të padobishme dhe se do të ishte më mirë që të arrihet një marrëveshje paqeje me Izraelin. Megjithatë Erekat i ka bërë thirrje SHBA-së që të rishikojë pozicionin e saj duke argumentuar se mbështetja për pavarësinë e Palestinës do të rrisë mundësitë për një zgjidhje mes dy shteteve në Lindjen e Mesme. Bashkimi Evropian ende nuk është pozicionuar për këtë çështje ndërsa disa shtete përfshirë Spanjën janë shprehur se do të mbështesin pavarësinë e Palestinës.Nëse SHBA voton rezolutën në Këshillin e Sigurimit, plani i Palestinës do të ketë nevojë për 2/3 e votave në Asamblenë e Përgjithshme.