E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkëpunimi i parë i pozitës me opozitën duhet të jetë për 12 rekomandimet e Brukselit

12-08-2011 / Gazeta 55

Ambasadorja gjermane në Tiranë, Carola Müller-Holtkemper, flet për miratimin e reformave të integrimit si dhe amendamentet e Kodit të ri Zgjedhor

Ambasadorja gjermane në Shqipëri, Carola Müller-Holtkemper i ka bërë thirrje dje palëve politike të gjejnë rrugën e dialogut në parlament, me qëllim realizimin e reformave të integrimit. Apeli i diplomates gjermane vjen në një kohë kur faktori ndërkombëtar kërkon me çdo kusht plotësimin e 12 rekomandimeve të Komisionit Evropian, në mënyrë që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat në tetor të këtij viti. “Për reformat nevojitet konsensusi parlamentar dhe dialogu politik mes forcave politike”- u shpreh ambasadorja Holtkemper. Duke kërkuar që Shqipëria të ecë para me reformat, Holtkemper iu referua edhe vlerësimit të zgjedhjeve lokale të 8 Majit. Ambasadorja u shpreh se ende nuk ka ende në duar ndonjë raport të OSBE-së, për zgjedhjet lokale shqiptare. “Akoma nuk kemi raportin e OSBE-së, ndaj për mua është e vështirë që të konstatoj vullnetin e zgjedhësve shqiptarë. Është kaluar nga numri i plotë, në një të pjesshëm, dhe më tej ka ardhur një rinumërim i votave”- deklaroi ajo.
Ambasadorja theksoi se për zgjedhjet e ardhshme, ato parlamentare të 2013-ës, është i domosdoshëm hartimi i një Kodi të ri Zgjedhor. Për realizmin e kësaj reforme, Holtkemper kërkoi bashkëpunim mes mazhorancës dhe opozitës. “Ka qenë e vështirë të kuptohet ky vullnet i zgjedhësve përfundimisht, prandaj aq më shumë është e nevojshme të kemi një Kod të Ri. Apeli është ai që përsëritet në formën e ripërsëritur, të gurit të mullirit që bluan, për të gjetur konsensus për reforma të cilat do të shtynin përpara përparimin e Shqipërisë në drejtimin e duhur” - u shpreh ajo. Përfaqësues të rëndësishëm të Bashkimit Evropian kanë deklaruar dhe më herët se Shqipërisë i duhet një Kod i ri Zgjedhor, sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it, për të mbuluar boshllëqet e krijuara nga Kodi aktual, në zgjedhjet e fundit, ato vendore të 8 majit. Por, edhe pse Brukseli ka adresuar një apel të qartë dhe konkret për nisjen e reformës zgjedhore, Partia Socialiste ende s’ka dhënë përshtypjet e saj, ndërsa s’ka hezituar të kërkojë ndryshime Kushtetuese, pa patur një arsye të mirëfilltë, veç interesave personale të lidershipit të selisë rozë, Edi Rama. 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›