E Diel, 1 Nëntor 2026

“Bashkëpunimi me pushtetin lokal, në themel të punë ssë policisë”

09/12/2004  

FIER - Minitri i rendit Igli Tosak ka qenë dje në Lushnje dhe ka zhvilluar në bashkinë e këtij qyteti një takim me komunitetin përfaqësues të policisë dhe pushtetit vendor në këtë qytet dhe mbarë qarkun. Minsitri Toska, ishte is hqoëruar në këtë vizitë nga Drejtori i përgjithsëm i policisë Bajram Ibraj, drejtori i Institutit për demokraci dhe ndërmjetësi Sotiraq Kroni, prefektja e qarkut Fier rajmonda Stefa, Drejtori i policisë së qarkut Hasan Rama si dhe shefit të komisariatit të Lushnjes Ardian Haska. takimi ëhstë zhvilluar në Bashkinë e Lushnjes në prani të kreut të saj Kadri Gega.

Gjatë takimit, Toska ka kërkuar nga të pranishmit një bahskëpunim në ndihmë të policisë që do të konsistojë në zbardhjen e veprave të ndryshme penale që shqetësojnë komunitetitn si dhe në zbulimin e rrjeteve të fuqishme të kriminaliteteit. “Për këtë, ka thënë Toska duhet që kushdo qytetar nëse ndodhet në dijeni të një vepre penale apo të një rrjeti të tillë duhet që ta ndiejë veten të detyruar të bëjë një denoncim. Bashkëpunimi me pushtetin vendor mbetet në themel të punës së policisë, për të kordinuar dhe bashkëpunuar në veprime konkrete parandaluese, në zgjerim dhe institucionalizimin e kontakteve me qytetarët, si dhe në rritjen e komunikimit me ta”, u shpreh Toska.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›