Moisiu: Qeveria presion gjyqësorit me pagat
09/12/2004 TIRANË – Konferencat gjyqësore tashmë janë kthyer në vende ku flitet për drejtësi dhe pastrim të saj nga korrupsioni, por në të vërtetë asgjë konkrete dhe të re. E njëjta skemë u përsërit edhe dje, në ditën e parë të Konferencës Kombëtare Gjyqësore, që u mbajt në ambientet e Gjykatës së Lartë. Të gjithë folën me tone të ashpra. I pari që kritikoi sistemin e drejtësisë dhe korrupsionin që endet nëpër dyert e gjykatave, ishte Presidenti Alfred Moisiu. Në fjalën e tij, Moisiu vuri në dukje si pjesë shumë të rëndësishme në gjyqësor etikën profesionale. Ai tha se etika nuk ka të bëjë vetëm me paraqitjen dhe me pjesëmarrjen në punë, por edhe me komunikimin e gjyqtarit me qytetarët dhe gazetarët. Një gjë e tillë deri tani ka qenë në nivel të ulët.
Më tej, Presidenti tha se gjyqësori vazhdon të mbetet një nga institucionet më të kritikuara, duke shtuar se në këtë pikë duhet të punohet për të ndryshuar imazhin.
Politika në gjyqësor
Presidenti tha dje se, KLD-ja duhet të bashkëpunojë për të larguar nga radhët e gjyqësorit individë që deskrititojnë institucionin e dhënies së drejtësisë. Një pikë mjaft e fortë, të cilën Presidenti e preku është edhe ndërhyrja e politikës në sistemin gjyqësor.
Presidenti Moisiu tha dje, se nuk mund të pranohen rastet flagrante të presionit politik nëpërmjet bllokimit të rrogave dhe Buxhetit të Shtetit për gjyqësorin. Ky veprim cënon rëndë gjyqësorin, shtoi më pas kreu i shtetit. Për Presidentin nuk është normale që Gjykata e Krimeve të Rënda të punojë në kushte të papërshtatshme, kushte në të cilat punohet aktualisht në këtë institucion.
Abuzimet
Presidenti Moisiu theksoi: “Është detyra dhe përgjegjësia juaj të trajtoni me vëmendjen më të madhe rastet e abuzimeve me ligjin, të distancoheni prej tyre dhe të tentoni të bashkëpunoni ngushtë me Këshillin e Lartë të Drejtësisë, për largimin nga radhët e gjyqtarëve të të gjithë atyre individëve që diskretitojnë institucionin e dhënies së drejtësisë dhe dëmtojnë rritjen e besimit të qytetarëve te shumica tjetër e gjyqtarëve të ndershëm”.
Zyrtarët
Në këtë konferencë merrnin pjesë ministri i Drejtësisë, Fatmir Xhafa, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Gjergj Sauli, Prokurori e Përgjithshëm, Theodhori Sollaku, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Marsi Reis, Shefi i Delegacionit të Komisionit Evropian në Shqipëri, Lutz Salzman, Ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Pavel Vaçek, gjyqtarë si dhe shumë të ftuar të tjerë nga vendi dhe bota.
Politika të distancohet nga korrupsioni
E pranishme në takimin e gjyqësorit ishte dhe ambasadorja e SHBA-së, Marsi Reis. Ajo tha se "është shumë e lehtë të thuhet se gjyqësori është i korruptuar dhe këtë gjë e dëgjojmë shpesh. Por është shumë e vështirë të luftohet korrupsioni dhe politika të distancohet prej tij". Lufta ndaj korrupsionit në drejtësi, tha Reis, duhet të jetë më e fortë dhe të ndihet shumë shpejt. Ajo shtoi më tej se, pa pavarësi të gjyqësorit, nuk mund të ketë shtet të së drejtës.
Në korrik, Ministria e Financave bllokoi rrogat e Prokurorisë
Në ditët e para të korrikut të këtij viti, Prokuroria dhe Gjykatat u përballën me ndalimin e rrogave. Asnjë hetues, prokuror apo gjyqtar, nuk e mori rrogën në datën 3 korrik, si pasojë e një vendimi të Ministrisë së Financave. Vendimi për bllokimin e rrogave, u mor vetëm pak ditë pasi në Gjykatën e Tiranës, Prokuroria kërkoi një dënim të ashpër ndaj një personi, që njihej si i afërt i një zyrtari të Ministrisë së Financave. Për më shumë se dy javë, pas këtij vendimi të Gjykatës, prokurorët mbetën pa marrë rrogat, ndërsa Ministria e Financave vendosi të zhbllokojë fondin, vetëm pas protestës së vazhdueshme të Prokurorisë, e cila u ankua zyrtarisht edhe pranë Presidencës.