Enti i Banesave në hetim
09/12/2004 Enti Kombëtar i Banesave, gjendet nën hetimin e Prokurorisë së Tiranës, pas një kallëzimi të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, për abuzimin financiar në shumën 32 milionë lekë. Ekspertët e KLSH-së kanë vlerësuar se Enti Kombëtar i Banesave, ka kryer shpërdorimin e kësaj shume, gjatë muajve të parë të këtij viti. Kallëzimi penal i dy dotëve më parë, është i pari që bëhet nga KLSH pas emërimit të kreut të ri të këtij institucioni, Robert Çeku. Nga dëmi prej 32 milionë lekë, 2.12 prej tyre, sipas ekspertëve të KLSH-së janë shkaktuar me dieta dhe pagesa të teleonave. Në kallëzimin penal që është çuar në Prokurori dhe në hetimet e këtij institucioni, përfshihet edhe akiviteti i Entit të banesave, që nga janari i vitit 2001 deri në muajt e fundi të këtij viti. Dje Prokuroria e Tiranës ka vendosur të fillojë hetimet ndasj ish-zyrtarëve të këtij institucioni. Objeki i hetimeve është shëprdrimi i detyrës. KLSH-ja ka kërkuar masa disiplinore dhe administrative per 6 punonjesit kryesore te ketij institucioni, me largim nga detyra, ndërsa gjobitjen e 8 punonjesve te tjerë.