Sollaku në Itali për familjet shqiptare, lidhur me Kamorra, e Di Laura
09/12/2004 TIRANË –Lufta kundër grupeve të mafias italo-shqiptare, çon Kryeprokurorin Sollaku në Napoli. Pas vizitës së tretë e të katërt radhazi të shefit të antimafias italiane, Pierliugi Vinja në Tiranë, ftesa ka qenë këtë herë për kolegët shqiptarë.
Drejtoria Kombëtare e Antimafias italiane, pret në këtë vizitë punë Sollakun dhe një grup prokurorësh që do të zhvillojnë disa takime pune në Itali. Familjet mafioze shqiptare, që kanë fijet e lidhjeve me organizatat kriminale italiane, nuk janë vetëm një përfolje mediatike por realitet i krimit të organizuar. Këto do jenë dhe shenjestra e njësisë së antikrimit shqiptar që ka udhëtuar drejt vendit fqinj. Kamorra, klani Di Lara, vrasjet e shumta të muajve të fundit, kryesisht në Napoli, ku hetuesit italianë dyshojnë për ekzekutorë shqiptarë, kanë kërkuar ndihmën e autoriteteve të prokuroirsë shqiptare. Dhe vizita ka ardhur.
Qytetet
Roma dhe Napoli do të jenë qytetet ku do të përqëndrohet puna e përbashkët e hetimit italo-shqiptar. Të paktën 21 viktima ka pasur deri tre ditë më parë në Napoli, në luftën që ka shpërthyer në familjen mafioze. Kjo zonë është kthyer tre ditët e fundit në epiqendrën e një “maksioperacioni” kombëtar të policisë, kundër mafias dhe bashkëpunëtorëve të saj. Vizita e Sollakut kërkohet nga italianët pas kapjes së disa autorëve shqiptarë të vrasjeve mafioze dhe arrestimit të bashkëpunëtorëve të tyre italianë.
Edhe këtij kontigjenti të kërkuarish, që ka përfunduar në qeli, nuk i kanë munguar të penduarit. Dëshmitë e para flasin për transaksione të fuqishme bankare të nisura nga Italia drejt vendit tonë. Survejimet italiane, vlerësojnë se shumat e trafiqeve të drogës dhe prostitutave, mbërrijnë në llogaritë e jo pak bizneseve të suksesshme në Shqipëri. Emrat thuhen se nuk janë anonimë, por më parë se të vijojnë sekuesrot, duhen konfirmimet e krerëve të akuzës. Paketa antmafia ka hapur më së miri dritën jeshile për të nisur ekzekutimet ligjore.
Sfida e mafias
Kamorra dhe Di Lauro, dy organizatat mafioze italiane të dalluara për “mikrpitje” ndaj shqiptarëve, janë në objektin e hetimeve dhe operacioneve që janë ndërmarrë kohët e fundit. Të paktën 21 vrasje të personave që nuk kanë patur hesape me këta të dy emra, janë gjetur kufoma muajt e fundit në Napoli dhe zonat rreth tij. Hetuesit italianë flasin për atentate “të pasakta” që kanë ndodhur kohët e fundit në Napoli dhe që si autorë kanë patur disa persona që nuk janë vendas. Di Lauro pas revoltës brenda familjes ka kërkuar ndihmën e shqiptarëve, që janë skeduar si ekzekutorë. Për të rivënë ligjin atij i kanë ardhur në ndihmë armët e "shkëve" përtej detit. Në këto asgjësime masive janë ekzekutuar persona të pafajshëm që nuk kanë patur konfrontime me mafian. E gjithë kjo tablo ka ngjallur dyshimin se mafia është zgjeruar, me njerëz të panjohur për Italinë, e që zyrtarët vendas kanë filluar ti quajnë mercenarë.
Mercenarët
Dyshimet e hetuesve flasin për vrasje që mendohet se janë të paguara dhe ata plumba të derdhur në errësirën e natës apo në rrugicat e ngushta të Napolit, kanë shtuar llogarinë bankare të “mercenarëve të mafias”, që nuk janë italianë, e që sipas krerëve të Antimafias së Napolit, janë shqiptarë. Por klanet mafioze nuk kanë harruar “stilin e vjetër”. Persona të zhdukur, që pasi vriten treten në acid, janë zbuluar së fundi. E kjo është një vepër që kryehet nga mafia, që prej kohës së Gjyqtarit Xhovani Falkone, i cili u vra prej saj.
Ekipi "Sollaku" në Itali për listën me 50 emra
Një ditë pas ceremonisë së trajnimit të prokurorëve shqiptarë për krimin e Organizuar, Vinja e ka thirrur urgjentisht në Itali, homologun e tij Sollaku. Ai ka shkuar dje në Itali bashkë me Drejtorin e Drejtorisë Kundër Krimit të Organizuar Zamir Shtylla dhe 7 prokurorë të tjerë. Në strategjinë e tij, Vinja duket se e ka kuptuar se në luftë me mafian, nuk i mjaftojnë 46 vitet e betejës së tij, nëse në Shqipëri nuk siguron një partner të besueshëm, për të filluar një goditje të dyanshme. Sollaku gjatë vizitës së tij, pritet të informohet për 50 shqiptarë, që figurojnë anëtarë të grupeve mafioze. Deklaratat italiane se shqiptarët janë mirëpritur në strukturat e mafias së vendit fqinj, e kanë një provë. Një supërgrup shqiptarësh, qëndron në zona të kontrolluara prej mafias. Bashkëkombasit tanë kanë shkuar në Itali, nëpërmjet aeroportit të Rinasit, me dokumenta të falsifikuara. Në këtë trafikim, sipas hetimeve kanë dhënë ndihmesën e tyre grupet kriminale të Durrësit, Vlorës dhe Fierit, por Tirana nuk është lënë kurrsesi jashtë hartës ku prehen të mëdhenjtë. Para dy ditëve, Kreu i Antimafias italiane, e vuri theksin tek ekonomia e cila është shenjestra e veprimtarisë së mafias. Të arrestuarit në Napoli, duke se kanë krijuar një tablo të qartë mbi aktivitetin kriminal mes Shqipërisë dhe Italisë. Pritet që të penduarit të nxjerrin emrat e pashallarëve të drogës e të trafiqeve.
DEA, raport për
drogën në Prokurori
Departamenti i Antidrogës amerikane, ka paraqitur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda një raport të detajuar, për trafikun e narkotikëve në vendin tonë. Dosja e cila është hartuar muajt e fundit të këtij viti nga agjentët amerikanë dhe zyrat e Byrosë Federale të Hetimeve (FBI), ka shërbyer për hapjen e dosjeve të trafikut, në disa rretje të vendit, të skeduara si “urat shqiptare” të trafikut të drogës për në perëndim. Sipas raportit, shuma vjetore e trafikut nëpërmjet Shqipërisë, është 2 milionë dollarë, ndërsa më shumë se 25 aksione kundër drogës, cilësohen të pasuksesshme. Veprimet hetimore që janë filluar kohët e fundit, kanë të bëjnë me linja të reja të trafikimit të drogës, që po hetohen nga prokuroria në bashkëpunim edhe me palën amerikane, e cila po jep asistencën e saj në ashpërsimin e luftës kundër krimit. Amerikanët kanë arritur të ndërtojnë një tablo mbi veprimtarinë e paligjhme të tregtisë së drogës, në qytetet shqiptare, që në mënyrë të vazhdueshme kanë qenë problem edhe për organet tona të rendit. T.S
Senatori italian: Mafia shqiptare si Ndragheta
Senatori italian Alberto Maritati,thotë se krimi i organizuar shqiptar është fuqizuar dukshëm. Ish-zëvendësprokurori i Antimafias italiane vlerëson se mafia shqiptare i ngjan Ndrangheta-s italiane. Edhe kjo strukturë e vjetër mafioze e Italisë së Jugut, është e organizuar në fise e familje të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën dhe që kanë mundur të shfrytëzojnë fare mirë situatat e ndryshme të shoqërisë, për të fituar para. Kjo, sipas senatorit është një karakteristikë edhe për klanet shqiptare të mafias. “Mafia shqiptare ka marrë mësime nga ajo italiane dhe nga mafiet e tjera, ndaj në një kohë të shkurtër është fuqizuar shumë dhe ka mundësi të fitojë mijëra dollarë”, ka vijuar më tej, senatori italian Maritati. Sipas tij, mafia është ajo që vë në rrezik edhe biznesin e ndershëm, i cili shikon se me mënyra të jashtëligjshme mund të fitohen shumë para dhe në mënyrë të shpejtë.
Trafikimi i femrave
Jo pak djem, përdoren si karrem për të mashtruar vajzat për martesë në Itali. Sapo shkelin në tokën italiane, i vemti vend i “prehjes” është semafori. Vajzat detyrohen të dalin në rrugë për të prostituar. Konsullata amerikane në Milano, raporton se në të shumtën e rasteve, vajzat janë minorene të mashtruara. Ato nxirren në rrugë dhe pësojnë trauma psikologjike dhe dhunë fizike. Vajzat nisen nga Vlora dhe i dorëzoheshin kolegëve të tyre italianë në Pulia. Prej këtej ato transportoheshin për në veri të vendit me taksi, trena ose kamionë. Shpesh kriminelët shqiptarë bashkohen me familjet e emigrantëve, për të mos rënë në sy nga policia. Shqiptarët bashkëpunojnë ngushtë me grupet kriminale kosovare, që shesin minorenë për adoptim në vende të tjera si Gjermania apo Zvicra.
Shqiptarët, të dhunshëm
Në raportin vjetor të CIA-s dhe Konsullatës amerikane në Milano, tregohen raste dhune që janë përdorur ndaj vajzave që kundërshtojnë të prostituojnë. Sipas statistikave më shumë se 8 mijë vajza shqiptare janë prostituta në Itali, dhe më shumë se 30 për qind e tyre janë rreth të 18-ve. Shumë raste janë raportuar për vrasje makabre të kryera nga grupet shqiptare mafioze, sidomos kur vajzat tentojnë të ikin. Vajzat që kanë tutorë shqiptarë, kanë të stampuar një tatuazh simbol, që i përket grupeve kriminale shqiptarë. Në rastet kur ato mundohen t’ia mbathin ndëshkimi nuk bie vetëm mbi to, por edhe mbi pjesëtarët e tjerë të familjes që janë në Shqipëri.
Droga dhe prostitucioni
Françesko Polela, shef i Divizionit Kombëtar të Investigimit në Itali, thotë se grupet kriminale shqiptare dhe italiane bashkëpunojnë në transportin e drogës, dhe trafikimit të grave dhe vajzave drejt Italisë, dhe më pas kalimin e tyre drejt vendeve të tjera si Gjermania, Anglia, dhe Franca. Nëpërmjet Italisë, shqiptarët menaxhojnë dhe shesin gra dhe vajza për prostitucion dhe sasi të mëdha droge. Një vajzë shqiptare u shitet trafikantëve të mishit të bardhë grek ose italian me 10,000 dollarë. Ekspertë të antimafias mendojnë se baza e grupeve shqiptare kriminale është një qendër refugjatësh në Belgjikë. Aty shqiptarët zotërojnë totalisht kontrollin e prostitucionit, veçanërisht në dy qytete në Antuerp dhe Bruksel, ndërsa trafiku i drogës ndihmohet nga mafia turke. Zona kontrollohet nga të rinj të devotshëm nga Franca, Maroku, Turqia dhe Kosova, që janë rekrutuar për të ndihmuar në shpërndarjen e drogës në lagje dhe rrugë, që kontrollohen nga vetë ata. Djem të tjerë kontrollojnë punën e vajzave prostituta, duke mos i lejuar ato që të shkojnë në polici ose të fshehin lekët.
(Raporti vjetor i trafiqeve i mbajtur nga CIA)