E Diel, 1 Nëntor 2026

Turqi, kapen 500 kile drogë, për rrugët ballkanike

09/12/2004  Plicia turke sekuestroi dje 500 kile heroinë të cilat zotëroheshin në rrugët e Stambollit nga tre persona. Policia e kryeqytetit turk, i ka mbajtur sekret emrat e tre të arestuarve, ndërsa agjencitë e lajmeve njoftuan se dy orej tyre janë nga Ballkani. Hetrimet e para bëjnë fjalë për një rjret ndërkombëtar të drogës, linjat kryesore të të cilit kalojnë nga Ballkani. Policia turke nuk ka theksuar emrin e asnjërit prej vendeve të Ballkanit në të cilat kalonte droga. Autoritetet kanë njoftuar nisjen e bashkëpunimit me disa vende të rajonit, për zbulimin e bashkëpunëtorëve të trafikut. Policia tha se droga ishte e destinuar për në perëndim, duke pohuar mundësinë e kalimit të saj nga Italia drejt vendeve të tjera. Sasia e madhe e narkotikut, është zbuluar në një makine e cila zotërohej nga tre të arrestuarit. Raportet ndërkombëtare vlerësojnë se Turqia po zë gjithnjë e më shumë një vend të rëndësishëm si hambar i drogës, pas ndërhyrjes ndërkombëtare në Afganistan.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›