Përgjimet që“fundosin” drejtorin e Prokurimeve
TIRANE-Një informacion i mbërritur nga Shërbimi Informativ Shtetëror ka vënë në lëvizje Njësinë e Specializuar Task-Force, për të nisur hetimet për zbardhjen e aferave korruptive që po kryheshin me tenderin prej 125 mijë eurosh të uniformave blu.
Gazeta Shqiptare shkruan sot se për muaj të tërë hetuesit kanë mbledhur prova dhe fakte që vërtetojnë akuzat e korrupsionit ndaj shtatë të akuzuarve, mes tyre dhe Bujar Murati, drejtor i Përgjithshëm i Zhvillimit të Procedurave të Përqendruara të Prokurimit pranë Ministrisë së Brendshme. Sipas prokurorisë, katër biznesmenë të kompanive të ndryshme i kanë paguar shuma të majme Muratit, duke u paracaktuar fitues në tenderin për uniformat. Hetimet kanë hedhur dritë mbi të gjithë mekanizimin kriminal, çka dërgoi në pranga disa nga të pandehurit, të cilët më pas u liruan dhe tashmë do të gjykohen në gjendje të lirë.
Prokurori Julian Xhengo ka përfunduar hetimet dhe dorëzuar për gjykim dosjen voluminoze, ku janë renditur shkeljet e rënda të kryera në procedurat e tenderit dhe pazaret që janë bërë që firmat të paracaktoheshin si fituese. Gazeta Shqiptare boton sot kërkesën për gjykim të prokurorisë, ku mes të tjerash flitet edhe për momentin kur biznesmeni Ilir Sulo i dorëzon paratë e ryshfetit ish-zyrtarit Murati.
(d.b/BalkanWeb)