U gjet në plehra foshnja bëhet me prindër amerikanë
POGRADEC - Foshnja e braktisur një javë më parë në kazanin e plehrave në afërsi të maternitetit të Pogradecit, tashmë do të bëhet me prindër. 60-vjeçari amerikan George Strum dhe bashkëshortja e tij Nansi 55 vjeçe, kanë filluar procedurat zyrtare për të marrë në kujdestari foshnjën e gjetur nga qytetarja pogradecare, Irena Lamçe.
Strum është baba i 5 fëmijëve biologjikë dhe prej vitesh banon familjarisht në Pogradec si drejtues i një shoqate fetare. Në orët e para të ditës së djeshme e takuam Strum para zyrave lokale të Gjendjes Civile me certifikatat në dorë të foshnjës së vogël që tashmë, pas emrit Jasemina të vendosur nga bluzat e bardha, i është shtuar mbiemri Kanani.
"Sapo dëgjova ngjarjen e rëndë, u shokova. Fillimisht do të marr kujdestarinë për këtë vajzë. Do ta rris në kushte të mira në familjen time, si fëmijët e mi biologjikë", - pohon 60-vjeçari Strum. Burbuqe Mullai, punonjëse e Gjendjes Civile na pohoi se fillimisht foshnjës së braktisur i vunë mbiemrin "Kazani" (vendi ku u gjet), por më pas ia ndërruan në mënyrë që në jetë, drama e braktisjes të mos linte shenjë". George Strum është i ardhur prej gati 20 vitesh nga Detroiti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në qytetin e Pogradecit dhe drejton një shoqatë fetare. Tashmë ai është bërë "vendali", duke krijuar marrëdhënie korrekte e duke gëzuar respektin e banorëve vendas.
(d.b/GSH/BalkanWeb)