E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkepunimi mes Shqiperise SHBA dhe Anglise

Letra, mesazhe, dorëshkrime dhe dokumente historike të cilat pak e kanë parë dritën e ekspozimit i sjell të përmbledhura në kuadër të 100-vjetorit të pavarësisë Arkivi i shtetit Shqiptar. Përmes këtyre fotografive dhe dorëshkrimeve pasqyrohet kontributi i personaliteteve të shquara nga SHBA-ja dhe Britania e Madhe për Shqipërinë dhe shqiptarët. Të ekspozuara në Muzeun Historik Kombëtar, aty gjenden të pasqyruara letra drejtuar figurave të njohura, përmendim Presidentit Willson etj , të cilët kontribuan në vendin tonë me hapjen e institucioneve të ndryshme kulturore, shëndetësore dhe arsimore.
Ekspozita përmban më shumë se 35 tablo, të cilat janë të shoqëruara edhe me foto duke u ndalur në ngjarjet kryesore dhe bashkëpunimet mes Shqipërisë me SHBA dhe Angli. 
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›