E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ridublohet filmi Skenderbeu pas 59 vitesh

Filmi "Skënderbeu" 59 vite pasi është prodhuar, ri dublohet në variant të ri me parametra bashkëkohorë dhe në gjuhën letrare, ndryshe nga ai që jemi mësuar të shikojmë në variantin gegë. Figura e Skëndërbeut është realizuar nga Rikard Larja dhe ky është varianti i ri i Skënderbeut të vitit 2012

Regjisori i realizimit të dublimit Esat Mysliu na bën me dije se për realizimin e personazheve emblematikë janë zgjedhur mbi 60 aktor më të njohur të skenës. Ky version i ri do të sjellë dialogje të reja, gjithashtu muzika dhe efektet do të tingëllojnë ndryshe.

Ideja e restaurimit dhe dublimi i regjisorit Piro Milkani tashmë është realitet dhe mbetet nje ngjarje e rëndësishme, e cila siguron jetën e filmit edhe për 100 vjet të tjera, duke ruajtur edhe kopjen origjinale.

“Restaurohen gërvishtjet, plakjet, dostabiliteti i figurës që lëviz. Dialogjet do të jenë të reja, muzika do të tingëlloje ndryshe, por edhe efektet, troku i kalit, përplasja e shpatave, rrëzimi i kalorësve.

“Skënderbeu” i vitit 2012 pritet të shfaqet në prag të festës së 100-vjetorit të Pavarësisë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›