E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Burg pa afat", për vrasësin Miska nga Librazhdi

Gjatë seancës së djeshme, Miska ka pranuar para togave të zeza vrasjen e tre personave dhe plagosjen e së bijës, ndërkohë që vrasjen e katërt nuk e ka pranuar.

Tashmë, ky shtetas do të gjykohet me akuzën e vrasjeve në rrethana cilësuese të dy ose më shumë personave. Teksa është marrë në pyetje nga prokurorët, Miska ka pranuar se ka vrarë bashkëshorten Mimoza Miska më 1994 për motive xhelozie, ka pranuar vrasjen e ish-njerkut Gani Bruku, për çështje pronësie si dhe ka pranuar gjithashtu vrasjen e së ëmës Dije Bruku, për motive banale. Megjithatë, ai ka mohuar që të ketë gisht në vrasjen e mësuesit Qamil Lluka.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›