Bashkërendim të strukturuar midis përfaqësuesve diplomatikë dhe drejtuesve kryesorë të shtetit

Përfundon punimet konferenca e përvitshme e ambasadorëve shqiptarë në botë
Mbylli dje punimet tryeza dyditore e ambasadorëve shqiptar n bot, e thirrur nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, në të cilën morën pjesë Drejtuesit e Përfaqësive tona në botë dhe të strukturave të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Gjatë këtij aktiviteti, u bë një analizë e hollësishme e arritjeve të këtij viti dhe të sfidave me të cilat përballet shërbimi ynë i jashtëm. Nisur nga ky eveniment, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë s Jashtme, Gazmend Turdiu, deklaroi se takimi shërbeu pr një bashkëbisedim të strukturuar midis përfaqësuesve tanë diplomatikë dhe drejtuesve kryesorë të shtetit shqiptar. “çështjet kryesore që u trajtuan gjatë punimeve ishin: Situata në rajon me fokus të veçantë në nevojën e angazhimit të mëtejshëm të shtetit shqiptar për rritjen e njohjeve të shtetit të pavarur të Kosovës. U diskutua gjithashtu rreth aktivitetit të delegacionit shqiptar në punimet e Asamblesë së përgjithshme të OKB që pritet të fillojë gjatë muajit shtator. Së dyti - Integrimi evropian i vendit dhe detyrat e shërbimit të jashtëm në funksion të përshpejtimit të këtij procesi. U theksua roli i MPJ në informimin e partnerëve tanë evropianë rreth rezultateve të reformave të brendshme. U diskutua gjithashtu stadi i arritur në procesin e liberalizimit të vizave dhe pritshmëria për marrjen e vendimit nga BE përpara përfundimit të këtij viti”, u shpreh ai. Dinamika e re e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, kryesisht roli i saj strategjik në rajon, si kontribuuese për paqe dhe siguri, tashmë edhe si anëtare e NATO-s, bën të domosdoshme analizimin e marrëdhënieve dypalëshe të vendit tonë me partnerët kryesorë ndërkombëtarë si dhe aktiviteti i Shqipërisë në kuadër të Organizatave Ndërkombëtare. Turdiu tha se një seancë e veçantë u zhvillua rreth aktivitetit ekonomik të Përfaqësive tona, ku u nënvizua rezultati i arritur si dhe nevoja e thellimit të bashkëpunimit midis strukturave të shërbimit të jashtëm dhe institucioneve dhe agjencive përkatëse ekonomike. “Një vëmendje e posaçme, veçanërisht gjatë ditës së dytë të punimeve, iu kushtua nevojës për reformim të mëtejshëm dhe konkret të shërbimit të jashtëm, në qendër dhe në përfaqësi, me qëllim forcimin e profesionalizmit dhe rritjen e efikasitetit të tij, në shërbim të interesit kombëtar, ashtu siç u theksua edhe në ditën e parë nga Presidenti i Republikës, Kryeministri i Shqipërisë dhe nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme”, deklaroi m tej, sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme, Gazmend Turdiu.
...