Bashkëshorti: Po mbrohen mjekët që vdiqën Erjolën
KORCE - Ekspertiza nga Tirana për vdekjen e bashkëshortes time, Erjola Dinoshi. Gjatë lindjes së fëmijës po vonohet kastile. Erjola vdiq nga neglizehna e mjekëve që vazhdojnë të hetohen në gjëndje të lirë. Kërkojmë drejtësi, dhe pse jemi të varfër. Fëmijën nuk e marr nga siptali se është rëndë, por dhe s´kam me çfar t´ta ushqej. I bëj apel shtetit, drejtësisë që të zbardhjin të vërtetën. Mjekët që më bënë gjëmën të dalin para drejtësisë”!. Kështu pohon në intervistën e tij për ‘Gazeta Shqiptare” bvashkëshorti I Erjolës, 27-vjeçari Fatos Dinoshi, duke akuzuar drejtësinë për zvarritje të qëllimshme e duke bërë apel shtetit e strukturave të tjera vetëm për drejtësi…
U ka ardhur ekspertiza e vdekjes së 22-vjeçares?
-Jo ,nuk bëhet fjalë fare. Deri tani nuk kemi asnjë përgjigje edhe pse e kemi kërkuar thuajse çdo ditë. Nga prokuroria na thonë që duhet të presim përgjigjen e analizave nga Tirana, ndërkohë që këto të fundit duhet të kishin ardhur brenda dy javësh. Po bëhet muaji e koma nuk kanë ardhur. Po zvarriten, një zot e di pse...Por nuk do shumë mend për tu kuptuar, e vonojnë me qëllim fshehjen e së vërtëtës. Kjo është e sigurt, e ekspertizën nuk kanë për ta sjellë kurrë.
Përse thoni që po zvarriten?
-Por nuk vonohet ekspertiza kaq, ne nuk e kemi për herë të parë këtë gjë. Por janë ato ‘proçkat “ që bëhën, edhe zvarriten kështu. Ne jemi të bindur që vdekja e Erjolës erdhi nga pakujdesia e mjekëve të të Korçës. Çfar të bëjmë, jemi të varfër, por nuk do heshtim….
Më konkretisht, çfar u kanë thënë në prokurori?
- Prokuroria thotë,jemi në pritje të analizave nga Tirana. Ajo të tregojë nëse mjekët janë ose jo me faj, por edhe ata thonë që ka një vonesë. Eja dhe gjeje. Kaq të thonë, nuk të jep njeri shpjegime. Po është varfëria, se vetëm njerëzve të varfër u ndodhin gjëma të tilla,me të tillë mjekë.
Keni besim tek drejtësi?
-E kemi humbur besimin. Nuk kemi lekë të ndjekim ne ...ndaj bëjnë kështu këta. Dhe e dimë mirë fare, siç ka ndodhur e më parë me këta mjekë ashtu do ndodhë. Faji gjithmonë i mbetet të varfërit. Çfarë besim të kemi më ne të shkretët? Gjithçka është e qartë, dhe ripërsë-risim vajzën na e vranë mjekët e maternitetit të Korçës, por drejtësi nuk ka. Drejtësia po fsheh të vërtetën.
Çfarë kërkoni në këto momente?
Përveçse drejtësi asgjë nuk duam, absolutisht jo.I kërkojmë ndihmë shtetit, policisë, prokurorisë, të bëjnë punën dhe të japin drejtësi…
Përse nuk e merni fëmijën nga spitali?
-Fëmija vijon të jetë rëndë. Mjekët gënjejnë, njëhërë thonë mirë pastaj harrojnë, e thonë ka probleme serize për jetën. Ta mbajë shteti. Unë e kam evlat dhe më dhëmb, por ku ta shpije një fëmijë të sëmurë? Nuk ka të ble ilaçe. Ata që më vdiqën nusen,le të mbajnë fëmijën. Vetëm nëse më garantojnë që fëmija nuk ka rrezik, atëherë e mar. Por kjo nuk ndodh, se ai ka probleme në kokë.
Kjo do të thotë qeë do e lini fëmijën?
-Patjetar, e thashë. Nuk shkoj më. Le të bëjnë çtë duan, ata janë mjekë që mashtrojnë. Vetëm nëse më garantojnë, në të kundërt ,le ta çojnë atje ku janë të gjithë fëmijët në befotrof, unë nuk e marr.
(Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)