Bashkëshorti vret gruan 18-vjeçare me sopatë

Një tjetër krim i rëndë brenda familjes është shënuar këtë të diel në Tiranë. Në fshatin Hekal, në periferi të kryeqytetit, një 18 vjeçare, identifikuar me inicialet A. GJ. është qëlluar për vdekje me sëpatë nga bashkëshorti i saj.
Panorama mëson se policia ka arrestuar autorin, Ersi Gjosha, 26 vjeçar.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve që kanë çuar në këtë ngjarje të rëndë./Indeksonline/