Në 44 vjet nga zbritja e njeriut në Hënë

“Ky është një hap i vogël për njeriun, por i madh për njerëzimin”, është fjalia e njohur të cilën në ditën e sotme, më 21 korrik 1969, e tha astronauti amerikan Niel Armstrong, njeriu i parë që hapëroi nëpër Hënë dhe kësisoj hyri në histori. Amstrong dhe kolegu i tij, Edvin Baz Oldrin njëri pas tjetrit zbritën nga moduli i tyre hapësinor dhe shkelën sipërfaqen e Hënës. Gjatë qëndrimit të tyre dy orë e gjysmë, dy astronautët amerikanë vendosën flamurin amerikan atje dhe grumbulluan 21.5 kg materiale të ndryshme për t’i sjellë për hulumtime në Tokë.
Derisa ata dy ecnin nëpër Hënë, anëtari i tretë i ekuipazhit, Michael Collins i priste në fluturaken kozmike në orbitën rreth Hënës.
Si mision i parë me detyrë lëshimin e njerëzve në Hënë, Apollo 11 u lansua më 16 korrik nga qendra e Qendrës së hapësirës Kennedy në Florida.
Ky mision ishte i pesti në kuadër të programit Apollo me ekuipazh njerëzish dhe i treti me ekuipazh njerëzish që fluturonin drejt Hënës.
E tërë kjo ngjarje atëbotë qe transmetuar drejtpërdrejt nga shumë televizione anembanë botës.
Armstrong vdiq vitin e kaluar, në moshën 82-vjeçare./Indeksonline/
/>