E pabesueshme, Irani fton në inaugurim edhe perëndimorët

Ministria e Punëve të Jashtme të Iranit sot për herë të parë ka ftuar përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Evropian për të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri iranian, Hasan Rouani.
pas zgjedhjeve të mbajtura më 14 qershor të këtij viti, Rouani do të japë betimin më 4 gusht, njofton agjencia gjermane e lajmeve DPA.
Vlerësohet se ftesa e Rouanit do të mund të ishte lëvizja e parë e presidentit të ri iranian për përmirësimin e raporteve të shtetit të tij me Perëndimin.
Ministria e Jashtme e Iranit ka njoftuar se ftesa i është dërguar të gjithë liderëve botërorë./Indeksonline/