Pahor: Marrëveshja ndërmjet Kosovës e Serbisë, thelbësore për rajonin

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ka deklaruar se Tomisllav Nikoliq meriton mirënjohje për atë që ka bërë në mënyrë që Serbia të ecë drejt BE-së. “Presidenti Nikoliq i ka kurorëzuar përpjekjet evropiane të Serbisë. Ai ka pasur guxim ta bëjë atë që miku im, Tadiq, nuk ka guxuar ta bëjë”, ka thënë Pahor në një intervistë për televizionin maqedonas “Sitel”.
Presidneti Pahor, në këtë kontekst, ka thënë se marrëveshja ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është thelbësore për stabilizim e rajonit.
“Isha skeptik kur u zgjodh Nikoliq, sepse në parim nuk i besoj askujt, i cili në të kaluarën ka pasur një retorikë mjaft nacionaliste”, ka thënë Presidneti i Sllovenisë./Indekosnline/