Bashkëshorti xheloz i pret damarët gruas shtatzënë, arrestohet pas pendimit

44 vjeçari Elmaz Zotaj, dyshonte se e tradhtonte gruaja e tij
Ka tentuar të vrasë gruan e tij, por fatmirësisht kjo e fundit ka shpëtuar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Fierit. Protagonistë të kësaj historie të trishtë kanë qenë çifti Zotaj, me banim në lagjen Sheq i madh, në periferi të qytetit. Mësohet se 44 vjeçari Elmaz Zotaj, pas një sherri banal me të shoqen ka tentuar ti presë asaj damarët me anë të një thike që e mbante në kuzhinë. Zanafilla e kësaj grindjeje ka startuar qysh në orët e para të mëngjesit, ku të dy bashkëshortët mësohet se kanë debatuar ashpër, por më pas Elmazi është larguar. Pasi është kthyer në shtëpi rreth orës 17:30, Elmazi ka tentuar të sqarohet me të shoqen. Sipas policisë, ky sqarim ka patur si synim verifikimin nëse e shoqja e tradhtonte 44 vjeçarin dhe me kë. Por kjo është kundërshtuar fort nga Suzana dhe ka qenë pikërisht kjo e fundit që i ka bërtitur të shoqit duke i thënë se ia kishte sjellë në majë të hundës me aludime të kësaj natyre. Nuk na mjafton që jemi të varfër, por duhet të merremi edhe me këto poshtërsia, mësohet të ketë bërtitur e shoqja. Por acarimi momental i Suzanës i ka rritur edhe më shumë dyshimet Elmazit, ndërsa e ka marrë gruan zvarrë nëpër shtëpi duke e dhunuar fizikisht derisa të dy janë gjendur tek kuzhina. Aty, 44 vjeçari ka parë thikën dhe menjëherë i ka rënë në mendje ekzekutimi i së shoqes e cila, sipas tij, po e turpëronte. Kjo lëvizje e të shoqit nuk i ka lënë asnjë mundësi shpjegimi 36 vjeçares. Gjithçka pas kësaj është mbuluar nga heshtja dhe kryefamiljari është larguar menjëherë nga shtëpia. Kanë qenë fqinjët ata që pasi kanë dëgjuar të bërtiturat e gruas i janë afruar shtëpisë, por nuk kanë munduar të ndërhyjnë mes marrëdhënieve të çiftit. Vetëm kur kanë parë që Elmazi është larguar fqinjët kanë mundur ti shkojnë në ndihmë 36 vjeçares e cila ishte e pushtuar nga gjaku . Ata kanë marrë Suzanën dhe me urgjencë e kanë dërguar në spitalin rajonal Fier. Më pas fqinjët kanë njoftuar policinë për ngjarjen e cila ka mbërritur në vendngjarje ka marrë në pyetje komshinjtë dhe të afërmit e çiftit Zoto. Të afërm të familjes Zotaj, kanë treguar se gjendja ekonomike e familjes nuk ishte e mirë, dhe varfëria ka qenë shpeshherë objekt i sherreve mes çiftit, ndërsa po sipas të afërmve problemet e xhelozisë nga ana e kryefamiljarit kanë qenë të shpeshta, një ndjenjë kjo që i krijonte gjithmonë komplekse. Po të njëjtat burime kanë pohuar se bashkëshortja e Elmazit, 36 vjeçarja Suzana, prej kohësh nuk punonte dhe merrej me rritjen e fëmijëve 10 dhe 12 vjeç. I shoqi i saj punonte ku të mundej dhe nuk kishte një punë stabël. Sipas bluzave të bardha të spitalit të Fierit, 36 vjeçarja kur ka mbërritur në spital kishte humbur një sasi të konsiderueshme gjaku, dhe një fakt i tillë e ka rënduar edhe më shumë gjendjen e saj shëndetësore. 36 vjeçarja ka marrë ndihmën e menjëhershme dhe mësohet se gjendja e saj shëndetësore nuk është e qëndrueshme. Mjekët e spitalit kanë deklaruar se gruaja ka humbur gjak dhe kur ka mbërritur në spital ishte pa ndjenja. Ndërkohë pas veprimeve mjekësore, sipas mjekëve, gruaja ka rezultuar të ishte shtatzënë në muajin e tretë. Kur Suzana është përmendur, ka treguar se i shoqi nuk e kishte të parën herë që e rrihte barbarisht për të njëjtën arsye. Sipas policisë, pas ngjarjes, Zoto është shpallur në kërkim pasi nuk u gjendje në shtëpi. Por vetëm 30 minuta do të kalonin dhe Elmazi do të pendohej për çfarë kishte bërë. Ai është drejtuar për në shtëpi me shpresën se do ta gjente gruan aty që ti vinte në ndihmë, por sapo ka hyrë në derë, ka rënë në prangat e policisë. Policia pohon se ai nuk ka bërë rezistencë dhe gjatë marrjes në pyetje ka pohuar se mendjen ia kishin pushtuar mendime të këqija, të cilat e detyruan të vinte dorë mbi të shoqen. Elmazi kishte pohuar vetë se ndihej shumë xheloz për Suzanën.