E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama para studentëve të UET: Do të reformojmë sistemin arsimor

Universiteti Evropian i Tiranës ka ftuar në një auditorium, për reformat në arsimin e lartë, Kryetarin  e Partisë Socialiste Edi Rama. Në këtë auditorium Rama u shpreh se të gjithë jemi të vetëdijshëm për cenimin e vazhdueshëm që i bëhet dy shtyllave kryesore që janë konkurrenca dhe merita. Sot e gjithë ditët nuk kemi një sistem universitar që të garantojë konkurrencën, qoftë midis universiteteve, qoftë midis studentëve, qoftë midis pedagogëve dhe profesorëve e kështu  me radhë dhe as që të garantojë meritën që ti japë secilit atë që meriton. Ne kemi nevojë të japim arsimin e detyrueshëm të gjithëve. Ne kemi nevojë të çojmë drejt arsimit të mesëm të gjithë, por kemi nevojë që tu tregojmë të gjithëve se rruga për të shkuar më tej është një rrugë e konkurrencës dhe e meritës. Ndërkohë që ata që nuk shkojnë dot më tej nuk kanë pse ti hedhin tutje investimet e prindërve, por duhen orientuar drejt arsimit profesional për të marr një zanat. Në të gjithë këtë sistem zinxhir sot dhe gjithë ditën mungon sensi i orientimit. Nuk ka asnjë pikë referimi për prindërit dhe për nxënësit. Ka vetëm fjalë pas fjale, rast pas rasti, mundësi pas mundësie, një çorganizim të organizuar nga vetë nevoja e njerëzve për të marrë arsim. Kjo duhet të ndryshojë, u shpreh Rama para auditorit. Ai theksoi domosdoshmërinë konkurrencës dhe meritës, jo vetëm mes studentëve, por në çdo hallkë të sistemit arsimor. Edi Rama ka premtuar se çdo vendim që do të ndërmarrë në qeverisjen e pas 28 qershorit do ta bëjë në konsultim me grupet e interesit, edhe në fushën e arsimit privat apo publik.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›