E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkëshortja e Kosta Trebickës, në arrest shtëpie

Masat e arrestit


"Mashtruesit" e TVSH-së mohojnë të kenë kryer falsifikime dokumentesh dhe kontabilitetesh


TIRANË- Mbetën në fuqi vendimet e Gjykatës së Shkallës së Parë në kryeqytet, dhënë në mungesë ndaj 6 ekspertëve kontabël, të cilët akuzohen se me anë të mashtrimit dhe firmave fantazmë i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 1.5 miliardë lekë.


Lajmi bëhet i ditur nga burime zyrtare pranë togave të zeza, që konfirmuan se vendimet e dhëna në mungesë ndaj të arrestuarve mbetën në fuqi edhe pse të dyshuarit për vjedhje me anë të mashtrimit dhe falsifikimit nuk pranuan akuzat.


Sipas gjykatës, ndaj të arrestuarve Shkëlqim Sako dhe Klodiana Çela është vendosur masa e sigurisë "detyrim për paraqitje". Ndërsa ndaj të dyshuarave Ajeta Shkëmbi, Marjana Palla, Nevila Bami dhe Brunilda Trebicka gjykata vendosi të lërë në fuqi masat e sigurisë dhënë në mungesë me "arrest shtëpie" deri në përfundim të hetimeve.


Gjithashtu, për disa nga këta të akuzuar gjykata ka vendosur edhe "ndalimin e përkohshëm të ushtrimit të veprimtarive, të caktuara profesionale ose.................................. afërsitë" të tyre me vendim gjykate.


Sipas akuzës, ekspertët e ndaluar kanë konsumuar veprat penale të "falsifikim të vulave stampave ose formularë"; "vjedhjes së kryer duke shpërdoruar detyrën" dhe "falsifikimit të dokumenteve" të gjitha të kryera në bashkëpunim me njëri-tjetrin por në momente dhe role të ndryshme.


Ndërkohë, prokuroria konfirmoi se Brunilda Trebicka, bashkëshortja e biznesmenit Kosta Trebicka që denoncoi trafikun e fishekëve menjëherë pas skandalit të shpërthimit në Gërdec, ka qenë një nga përfitueset e kësaj skeme mashtrimi.


Sipas akuzës, ekspertët kontabël kishin hapur në qytetin e Elbasanit dy kompani fantazma të cilat i përdornin për t'i mbuluar qarkullimet financiare të kompanive që ata i mbanin bilancet.


"Nga hetimet disa mujore është arritur të provohet se gjashtë të dyshuarit: Nevila Bama, Shkëlqim Sako, Marjana Palla, Ajeta Shkëmbi, Klodian Çela dhe Brunilda Trebicka, me anë të faturave të falsifikuara, duke ia veshur detyrimet kompanive fantazmë kanë bërë që këto kompani t'i detyrohen Drejtorisë Tatimore shumën e 1.5 miliardë lekëve të vjetra, që firmat për të cilët punonin të dyshuarit kanë përfituar nga TVSH-ja dhe mos pagimi i tatimit mbi fitimin",-thuhet nga prokuroria.

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›