Bashkëshortja e Mubarak viziton fëmijët në burg

Ish zonja e parë egjiptiane, Suzanne Thabet, bashkëshortja e Hosni Mubarak, është parë në burgun e Tora, së bashku me kunatën e saj Khadiga el Gammal dhe Heidi Rasekh.
Dy zonjat kanë qenë në këtë burg, për të vizituar dy djemtë Gamal dhe Alaa. Këtë lajm e ka bërë të ditur një burim i forcave të sigurisë, sipas së cilit Gamal dhe Alaa Mubarak janë vizituar nga familjarët e tyre njësoj si të burgosurit e tjerë. Dy djemtë e Mubarak, së bashku me të atin e tyre, akuzohen për korrupsion dhe abuzim me detyrën.