E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel: Të vazhdojë lufta kundër terrorizmit

Me rastin e përvjetorit të atentateve të 11 shtatorit 2001 në SHBA, kancelarja gjermane Angela Merkel ka kërkuar përpjekje të mëtejshmë në luftën kundër terrorizmit.
 

“Shefi i rrjetit terrorist të Al Kaedës, Osama Bin Laden, ndërkohë ka vdekur, por terrorizmi nuk është mundur. Për këtë arsye lufta duhet të vazhdojë. Transformimet në botën arabe kanë treguar se jo vetëm në Evropë dhe Amerikë, por kudo në botë njerëzit dëshirojnë lirinë dhe duan të ndërtojnë demokraci”, tha Merkel në mesazhin e saj javor nëpërmjet videos në internet.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›