E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkëshortja e Wollfarth dhe Liri Berisha hapin “Klubin Diplomatik”

Tiranë Gratë e diplomatëve, por edhe diplomatet e akredituara në Shqipëri do të mblidhen së bashku në "Klubin Diplomatik", që do funksionojë brenda Ministrisë së Jashtme dhe do mbështetet nga ky institucion. Krijimi i klubit është një iniciativë e bashkëshortes së ambasadorit të OSBE në Tiranë, Ana Maria Wolfarth, nën kujdesin e veçantë të zonjës Liri Berisha. Në fjalën e saj, zonja Liri Berisha falenderoi zonjën Ana Maria Ëollfarth për mbështetjen e plotë në këtë iniciativë. "Klubi shërben për të njohur më mirë potencialet dhe të përbashkëtat mes vendeve dhe synon të punojmë në shërbim të njerëzve dhe vendeve tona. Baza e punës është fryma e bashkëpunimit. Nëse unë të jap një monedhë dhe ti më jep një monedhë, të dy do kemi nga një monedhë; nëse ti më jep një ide dhe unë një tjetër, të dy do kemi nga dy ide",- deklaroi zonja Liri Berisha. Të pranishme në këtë përurim ishin edhe Zonja e Parë, Teuta Topi, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ministrja Majlinda Bregu, zonja Aurela Basha dhe shumë bashkëshorte të diplomatëve vendas dhe të huaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›