Shqiperia, mbeshtetje per reformen ne KS
"Shqiperia vazhdon te mbeshtese reformen e Keshillit te Sigurimit te OKB-se qe do te conte drejt nje trupe me perfaqesuese te realiteteve te sotme globale, por jo me pak efektive dhe te afte, per te marre vendime te veshtira qe kane te bejne me paqen dhe sigurine nderkombetare", ka deklaruar ministri i Jashtem i Shqiperise, Lulzim Basha, ne fjalen e tij ne Ministerialin e Romes per Reformen e Keshillit te Sigurimit te OKB-se, organizuar nga ministri i Jashtem Italian, Franco Frattini. Shqiperia, tha nder te tjera ministri Basha, beson se reforma duhet te jete ne perputhje me karten e OKB-se. Ai nenvizoi parimet kryesore te respektimit te barazise sovrane te shteteve anetare, sigurimin e nje shperndarjeje te barabarte gjeografike, forcimin e themeleve demokratike te Keshillit te Sigurimit, konsolidimin e pjesemarrjes ne reforme, nepermjet konsiderimit te interesave te te gjitha shteteve dhe grupeve rajonale, si dhe mundesive me te medha per cdo shtet, per te sherbyer ne Keshillin e Sigurimit.