E Shtunë, 31 Tetor 2026

Portugalia: Shqiperia, ne NATO

Shefi i diplomacise portugeze garanton homologun e tij shqiptar, Lulzim Basha se se shpejti do te firmoset Protokolli i anetaresimit te Shqiperise ne NATO. Komisioni i Jashtem i Parlamentit portugez ka ratifikuar Protokollin e anetaresimit te Shqiperise ne NATO. Dhe ne pak kohe, pritet qe miratimin e anetaresimit te plote te Shqiperise ne Aleance, ta jape edhe Parlamenti i Lisbones. Mesazhi i eshte percjelle ministrit te Jashtem, Lulzim Basha nga homologu i tij Luis Amado, gjate nje takimi te zhvilluar mes tyre ne kryeqytetin portugez. Ne kete menyre, numri i vendeve qe nuk jane shprehur ende mbi kete ceshtje, mbetet gjashte. Po keshtu, ministri Basha ka marre edhe mbeshtetjen e Portugalise per aplikimin e vendit tone per statusin e kandidatit ne Bashkimin Evropian. Integrimi euro-atlantik i Shqiperise ka dominuar takimin e dy zyrtareve te larte, ku gjithashtu eshte biseduar edhe mbi marredheniet dypaleshe dhe zhvillimet rajonale e ato boterore. Ministri Basha, pasqyroi ne kete takim zhvillimet me te fundit te Shqiperise, duke u ndalur ne konsolidimin e reformave ekonomike dhe politike qe do te ndihmojne vendin, te ndermarre hapa te metejshem drejt integrimit euro-atlantik. Nga ana e tij diplomati portugez vleresoi marredheniet e shkelqyera mes dy vendeve dhe frymen e bashkepunimit reciprok, reformat e guximshme dhe ndryshimet pozitive ne Shqiperi, duke informuar Ministrin Basha se vec ratifikimit te shpejte te Protokollit te anetaresimit ne NATO, Portugalia do te mbeshtese plotesisht procesin e liberalizimit te vizave per qytetaret shqiptare. Mbeshtetje per procesin e integrimit euro-atlantik te Shqiperise, ministri Basha mori edhe nga Spanja, ne nje takim qe ai zhvilloi me homologun Moratino, gjate punimeve te Ministerialit te Romes per Reformen e Keshillit te Sigurimit te OKB, organizuar nga MPJ italian Franco Frattini. Gjithashtu ne kete ministerial Basha u takua dhe zhvilloi bisedime edhe me homologet e Kanadase, Emirateve te Bashkuara Arabe te Libise, Pakistanit, Jordanise, Irakut, Argjentines, Andores e shume te tjere. S.P


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›