E Shtunë, 31 Tetor 2026

"S'ka bllokim nga Sllovenia per anetaresimin ne NATO"

Kryeministri Berisha deklaroi diten e djeshme nga Amerika se, kundershtite e Kroacise me Sllovenine nuk mund te ndalonin anetaresimin e Shqiperise ne NATO. Sipas Berishes, Sllovenia eshte nje vend i cili ka nje qendrim pozitiv mbi integrimin e Shqiperise. "Ky lloj, nuk po e quaj bllokim nga Parlamenti i Sllovenise, nuk ka asnje lidhje me Shqiperine. Une ju garantoj per kete. Nuk ka asnje qellim tjeter vecse qellim thellesisht pozitiv, te qeverise sllovene ndaj anetaresimit te Shqiperise", deklaroi kryeministri Berisha. Sipas tij, ka nje diskutim mbi kufijte ose dicka te tille me Kroacine, por duket qe te gjitha shanset jane qe edhe kjo te kapercehet. Te njejtin qendrim shprehu pak dite me pare edhe ministri i Jashtem, Lulezim Basha. Sipas ministrit Basha, pritet qe se shpejti Parlamenti slloven te ratifikoje Protokollin e Anetaresimit te Shqiperise per ne NATO. Ministri i Jashtem, Basha deklaroi se Shqiperia ka shpresa te mira per te qene anetare me te drejta te plota e NATO-s, brenda muajit prill te ketij viti.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›