Bashkia: 27 milion leke per kulturen dhe sportin
Gjate vitit ne vazhdim, Bashkia e Gjirokastres do te zbatoje 13 projekte ne fushen e kultures, trashegimise, turizmit dhe sportit. Gjate nje konference, paraditen e djeshme, kryebashkiaku i Gjirokastres, Flamur Bime, ka publikuar disa prej elementeve kryesore te ketyre projekteve, te cilat ne total kapin shifren e 27 milione lekeve. “Investimet per kulturen dhe sportin zene 23% te shumes totale te buxhetit financiar per vitin 2008 te Bashkise Gjirokaster”, ka pohuar Bime. Ne listen e projekteve perfshihen vendosja e sinjalistikes turistike ne qytet, organizimi i panairit kombetar te zejeve, rikonstruksioni i godines se teatrit te qytetit, stadiumit “Gjirokastra”, Pallatit te Sportit, nje pjese te fushes se vjeter te sportit etj. “Gjate vitit ne vazhdim, Bashkia e Gjirokastres eshte e angazhuar te investoje me shume ne drejtim te jetes kulturore ne qytet, aktiviteteve rinore, sportive, si edhe ne drejtim te pergatitjes se sportisteve te rinj ne ekipet zinxhir”, eshte shprehur kryebashkiaku Bime. B. Kore