Rama ne SHBA per krimin e organizuar
Krimi i organizuar, korrupsioni dhe teknikat e investigimit kane qene qellimi i vizites se Kryeprokurores Ina Rama ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Drejtuesja e akuzes diskuton me homologet funksionimin e institucionit dhe bashkepunimin dypalesh. Gjate vizitave disaditore ne SHBA, kreu i institucionit ka marre mendime te ndryshme dhe eksperiencat per teknikat investiguese te SHBA-se per luften kunder korrupsionit. Lajmin e beri te ditur zedhenesja e organit te akuzes, e cila tha se Rama ka marre edhe mbeshtetjen e Alice Fisher, ndihmesprokurores se Pergjithshme te SHBA-ve. Nderkohe qe Carl Alexander, drejtues i Zyres per Ndihmen dhe Trajnimin e Prokuroreve te Huaj, i ka siguruar se do te vazhdojne trajnimet permes perfaqesuesve te tij ne Tirane. Kryeprokurorja ka takuar gjithashtu edhe drejtuesin e FBI-se, Daniel Roberts, me qellim forcimin e bashkepunimit ne hetimet dypaleshe per luften kunder krimit te organizuar.
R.C