Gjykata le ne burg te dyshuarin per trafik
Tirane - Gjykata e Apelit per Krime te Renda nuk ka ndryshuar masen e sigurise per nje nga te pandehurit e procesit te trafikut te klandestineve ne Gjirokaster. Leonidha Cara do te qendroje ne masen “arrest me burg” deri ne perfundim te hetimeve, ndersa akuzohet per “dhenie ndihme per kalim te paligjshem te kufirit”. Pas ankimimit ne Gjykaten e Apelit per revokim te mases se sigurise, kjo gjykate ka lene ne fuqi vendimin e marre edhe nga Shkalla e Pare. Nderkohe qe ne Gjykaten e Shkalles se Pare per Krime te Renda, seanca gjyqesore ndaj 9 te pandehurve eshte shtyre per mungese te avokateve mbrojtes.
R.C